subscribe
  • “S’ka dashni” thonë Dani dhe Ylli Limani

    Këngëtarët Ramadan Krasniqi-Dani dhe Ylli Limani kanë bashkuar forcat në projektin e ri.

    Bëhet fjalë për këngën “S’ka dashni”, e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, e vizuelizuar edhe me videoklip.

    Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Petro Xhori, për muzikën është kujdesur Irkenc Hyka, ndërsa videon e ka realizuar Imagine Films.

    Më poshtë mund ta gjeni këngën më të re nga Dani dhe Ylli.