subscribe
Akullore me lajthi

Ushqime

Akullore me lajthi

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 23:40
Akullore me lajthi

Përbërësit

? 100 gr lajthi
? 170 gr sheqer
? 6 të verdha vezësh
? 3/4 litra qumësht
? 1 paketë vanilje

Përgatitja

Fillimisht pjekim lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta. Më pas i heqim, eliminojmë lëkurën e tyre dhe i grijmë imët.

Ziejmë qumështin dhe e aromatizojmë me vanilje. E përziejmë dhe më pas punojmë lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht. Shtojmë qumështin e mbetur duke e përzierë.

Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur përftohet një masë e fryrë shtojmë lajthitë. I vendosim në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht.

E heqim kremin sapo fillon të marrë valë.

Kur të jetë ftohur e hedhim në makinën e akullores për rreth 20 minuta.