subscribe
Ja si ta qetësoni dhimbjen e kokës pas një nate me alkool

Ushqime

Ja si ta qetësoni dhimbjen e kokës pas një nate me alkool

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:04

Pas një nate të gjatë ku e keni tejkaluar me pijen, e nesërmja do të jetë një ditë e tmerrshme, pasi do keni shumë dhimbje koke, shkruan Living.

Sigurisht për këtë e ka një zgjidhje, por në vend që të drejtoheni menjëherë tek ilaçet, provoni këto mënyra natyrale.

Më poshtë do të lexoni disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë për të eleminuar praninë e tepërt të pijes në trup dhe efektet që ajo lë pas.

Asnjëherë mos pini me barkun bosh

Ushqimet me proteina janë zgjedhja e duhur për të ngrënë nëse keni ndërmend të pini më vonë, pasi ato duan më shumë të treten dhe ngadalsojnë ngritjen e nivelit të alkoolit në gjakun tuaj.

Evitoni pijet me ngjyrë

Zakonisht pijet që janë pa ngjyra, sigurisht nuk përmbajnë ngjyrues dhe gjithashtu nuk ju japin shumë dhimbje koke të nesërmen.

Hiqni dorë nga ‘flluskat’

Pijet alkolike me flluska kanë një veti të keqe. Ato ju dehin më shpejt, si dhe ju shkaktojnë një dhimbje koke të tmerrshme. Shampanja gjithashtu futet në këtë listë.

Pini vitamina

Duke qenë se trupi juaj përdor vitamina për të përballuar alkoolin, përpara një nate me shumë alkool pini vitamina, sidomos vitamën B.

Evitoni pijet dietike

Pijet dietike që nuk përmbajnë sheqer apo kalori, bën që alkooli të futet direkt në gjak. Përdorni më mirë lëngjet, pasi ju ndihmojnë të pini më shumë.

Pasi keni pirë

Rihidratohuni

Dehidratimi është shkaku kryesor i dhimbjes së kokës ditën pas pirjes. Nëse pini një gotë ujë para se të flini dhe një gotë kur të zgjoheni, do ndiheni shumë më mirë.

Pini vitamina, sërish

Nëse ju ndihmon përpara një nate me alkool, sigurisht ju ndihmon dhe ditën e nesërme. Çdo vitaminë që metabolismi juaj mund të ketë përdorur, ju e zëvëndësoni duke e pirë atë në mëngjes.

Hani vezë

Mund të hani vezë të ziera apo të skuqura, pak rëndësi ka. Ato përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në heqjen e dhimbjes së kokës.

Evitoni kafeinën

E dimë që duket si zgjedhja e duhur, por shumë kafeinë sjell dehidratim dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më keq se më parë.

Pini çajra

Sipas studimeve, çajrat ju ndihmojnë me dhimbjen e kokës dhe atë të stomakut.

Komentet
comments powered by Disqus