subscribe
Kujdes, këto ushqime ju zgjojnë nga gjumi…

Ushqime

Kujdes, këto ushqime ju zgjojnë nga gjumi…

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:04

Të zgjohesh në mëngjes është një sfidë më vete, derisa pi kafen e parë të ditës. Por përveç kafes, ka një mënyrë tjetër për të luftuar lodhjen dhe të marrësh energji për gjithë ditën, përmes ushqimeve.

Rhiannon Lambert thotë për “Daily Mail”se, këto ushqime ju zgjojnë në mëngjes, njësoj si pijet tuaja.Të gjitha ushqimet të japin energji, po jo të gjitha janë krijuar njësoj përsa i përket fuqisë për tu dhënë forca të përballoni ditën.

Dihet botërisht gjithashtu që të shmangësh një vakt të shkakton lodhje në fund të ditës. Duke ngrënë në mënyrë të rregullt mbani të balancuar nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e energjisë të lartë.

Lambert sugjeron disa ushqime për mëngjes: mollën, vezët, arrat, çokollatën e zezë, uji, spinaqin , mishin i kuq, dhe prodhimet e freskëta të sezonit.

Komentet
comments powered by Disqus