subscribe
Përzierja e limonit me vaj ulliri, ja përfitimet që i sjell shëndetit

Ushqime

Përzierja e limonit me vaj ulliri, ja përfitimet që i sjell shëndetit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:02

Pija ideale për të detoksifikuar dhe eliminuar të gjitha toksinat dhe mbetjet e grumbulluara në trup është shumë e thjeshtë dhe përbëhet nga lëng limoni dhe vaj ulliri.

Nëse zgjoheni të lodhur, madje edhe pas një nate të gjatë gjumi konsumoni këtë përzierje. Përzierja do të ndihmojë rigjallërimin e trupit tuaj dhe të ndjeheni energjik dhe pozitiv gjatë gjithë ditës. Ky ilaç është përdorur për shumë vite në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Vaji i ullirit është pjesë themelore e dietës mesdhetare dhe është i pasur me acide yndyrore esenciale që rregullojnë kolesterolin e keq dhe eliminojnë toksinat nga trupi.

Limoni është një nga frutat më të shëndetshëm në planet, i pasur me antioksidantë, vitamina dhe lëndë ushqyese esenciale dhe ofron përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Prandaj, kombinimi i të dyjave ka treguar të ketë efekt mbresëlënës në këto raste:

Kundër problemeve reumatike: vetitë e fuqishme anti-inflamatore të këtij kombinimi janë jashtëzakonisht të dobishme në rastin e problemeve reumatike. Konsumi i rregullt lehtëson dhimbjen e nyjave.

Kundër problemeve kardiovaskulare: për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit yndyror, i cili riaktivizon qarkullimin dhe rregullon kolesterolin e keq, kjo përzierje parandalon në mënyrë efektive problemet e zemrës.

Për të balancuar toksinat në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit: ekspertët pohojnë se konsumimi i përzierjes në mëngjes esëll, pengon rritjen e gurëve në tëmth. Gjithashtu, duke pirë një gotë uji, vaj ulliri dhe lëng limoni një orë para mëngjes mund të largoj helmet nga mëlçia, veshkat dhe fshikëza e tëmthit.

Për të luftuar kapsllëkun: ky kombinim do të veprojë si një lubrifikant për mukozën e tretjes dhe kështu do të stimulojë funksionin e fshikëzës së mëlçisë dhe tëmthit. Ky ilaç vepron si një antioksidant i fuqishëm që largon toksinat, pastron trupin dhe ndihmon tretjen.

Për shkak të përfitimeve të pabesueshme shëndetësore, ne ju rekomandojmë që ta provoni këtë kombinim të fuqishëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos e ndalni kurrë konsumimin e tij.

Komentet
comments powered by Disqus