subscribe
Sekretet rreth përdorimit të limonit që askush nuk i di

Ushqime

Sekretet rreth përdorimit të limonit që askush nuk i di

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:34

Shumë njerëz nuk kursejnë para kur bëhet fjalë për blerjen e të gjitha llojeve të barnave, kremrave, xhelave dhe produkteve të kujdesit personal.

Por, ndërkohë që mendojmë se këto produkte janë burimi më i mirë që mund të përdorim, nuk mund të harrojmë se të gjitha kanë një histori të përbashkët, ato rrjedhin nga produktet qe kemi në shtëpi që kanë evoluar me kalimin e kohës dhe në shumë raste përfundojnë duke dhënë saktësisht rezultate të njëjta. Prandaj ju inkurajojmë që të ktheheni në origjinë dhe të mësoni rreth përdorimeve sekrete të një produkti aq të zakonshëm, siç është limoni.

Close up of fresh lemon

Zgjidhja për puçrrat e fytyrës

Në fazat e caktuara të jetës, sidomos në adoleshencë, ne fillojmë të nxjerrim sasi të mëdha yndyrash në lëkurë, veçanërisht në fytyrë. Përveç aspektit estetik, i cili mund të përfundojë duke u bërë një problem serioz, fakti që ato janë një koleksion i baktereve dhe plagëve të mundshme që mund të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës, i bëjnë aknet një nga armiqtë më të mëdhenj të të rinjve. Limoni ka një fuqi të fortë antibakteriale që ndihmon në parandalimin e shfaqjes së këtyre shqetësimeve në lëkurë. Nga tani e tutje, limoni do të bëhet aleati juaj më i mirë.

Balsam për buzët

Kushtet e nxehtësisë ekstreme ose të ftohtit, ekspozimi i tepruar në diell ose vetë natyra e lëkurës së buzëve tona janë faktorë që mund të përfundojnë duke i bërë ato shumë delikate. Për të shmangur plagët dhe për t’i lënë ata gjithmonë të hidratuara, ju thjesht duhet të aplikoni lëng limoni. Ai do të jetë në gjendje të shtojë vitaminat që ka nevojë lëkura juaj për të mbajtur një pamje të shëndetshme, ky është një kombinim me përfitime të shumta.

Flokë më të shëndetshëm

Ka miliona produkte shtëpie, që mund t’i përdorni për t’u kujdesur për shkëlqimin natyror të flokëve, por si limoni janë të paktë. Duke pasur vitamina A, B dhe C në sasi të mëdha, ky ndihmon në forcimin dhe ushqimin, ndërsa në sajë të efektit të kombinuar me diellin, mund të arrijmë t’i çelim flokët deri në dy hije më të lehta, thjesht duke e ekspozuar vetes në diell me lëng limoni të aplikuar në flokë. Për më tepër, për shkak të freskisë natyrore që ka, askush nuk do të vërë re se e përdorni atë, sepse shumë lehtë mund të ngatërrohet me një parfum. Kini kujdes, aplikojeni atë në flokë të lagur dhe mos i thani menjëherë, kështu që ata do të hidratohen!

Heq pikat e zeza

Nëse doni të krijoni kremin tuaj natyral, ju vetëm duhet të përzieni kripës, vaj ulliri dhe lëng limoni. Falë së parës, është e mundur të hiqet shtresa e jashtme e lëkurës, duke lejuar që limoni të ketë një efekt antibakterial dhe dezinfektues, ndërsa vaji i ullirit do të sigurojë ushqyesit e nevojshëm dhe do të rivendosë shtresën mbrojtëse që lëkura juaj e prodhon natyrshëm.

Kujdesi për lëkurën

Lëkura është shtresa e parë me të cilën mbrojmë veten nga agresionet e mjedisit. Prandaj, nëse nuk tregojmë kujdesin që duhet, mund të inkurajojmë hyrjen e agjentëve të huaj në trupin tonë. Përdorimi i një sasie të vogël limoni të aplikuar me një copë pambuku do të na lejojë t’i japim lëkurës tonë një pamje të fuqishme dhe të shëndetshme, gjithashtu do të ndihmojë në eliminimin e këtyre kërcënimeve. Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini.

Deodorant natyral

Era e trupit mund të jetë një problem i papërshtatshëm dhe i vështirë për t’u zgjidhur. Edhe pse në shumicën e rasteve ajo mund të zbutet me higjienën e duhur, në situata të tjera është e nevojshme të përdoren produktet natyrale si limoni. Në veçanti, kemi gjetur se sqetullat janë një zonë me shumë djersitje dhe një tendencë për të përhapur bakteret. Edhe në këtë rast, efekti antibakterial i limonit mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij problemi.

Zbardh dhëmbët

Për shkak të substancave të ndryshme ndaj të cilave ne ekspozojmë dhëmbët tona dhe shpesh për shkak të një mirëmbajtjeje të gabuar të higjienës orale, dhëmbët zakonisht përfundojnë duke u dukur të verdhë ose të ngjyrosur. Për të korrigjuar këtë situatë, ne thjesht do të përdorim një përzierje të sodës së bukës me limon, e cila duhet lënë që të veprojë për disa minuta dhe pastaj hiqeni atë me një furçë të butë. Përsëriteni këtë procedurë një herë në javë dhe do të vini re se si dhëmbët tuaj më në fund do të jenë më të bardhë!

Eliminon mavijosjet e lëkurës

Shenjat që shfaqen në lëkurë në mënyrë të natyrshme mund të korrigjohen nëse aplikojmë një shtresë të thjeshtë lëngu limoni mbi to, duke e lënë atë të veprojë të paktën 10-15 minuta. Pas heqjes së tij, do të vihet re një zbehje e tyre, derisa të zhduken plotësisht.

Sidoqoftë, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj para se të aplikoni një nga këto receta, për të shmangur efektet anësore.

Komentet
comments powered by Disqus