subscribe
Ushqimet që shkaktojnë depresion dhe lodhje

Ushqime

Ushqimet që shkaktojnë depresion dhe lodhje

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Ka një mundësi që gluteni të bëjë disa njerëz depresivë ose të lodhur dhe shpesh mund të jetë shkak i problemeve të stomakut, sipas një studimi nga shkencëtarët në Universitetin La Troub në Melburn, të paraqitur në konferencën vjetore të Shoqërisë Australiane të Gastroenterologjisë.

Shkencëtarët kanë gjetur se produkte të tilla si buka dhe makarona, të cilat përmbajnë gluten, në disa njerëz shkaktojnë një "reagim mendor". Vetëm një për qind e njerëzve reagojnë dobët ndaj glutenit për shkak të një sëmundjeje serioze - sëmundjes celiake.

Rreth 12 për qind pohojnë se është janë të ndjeshëm ndaj glutenit, pasi ai shkakton dhimbje dhe inflamacion.

Për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndjeshmëri ndaj glutenit që nuk është i lidhur me sëmundjen celiake, ose gjithçka është "në kokë", shkencëtarët australianë kanë bërë teste ushqimore dhe kanë regjistruar simptomat që kishin pjesëmarrësit.

Ata zbuluan se disa njerëz me të vërtetë përjetojnë probleme të vërteta mendore për shkak të konsumimit të ushqimeve që përmbajnë shumë gluten. 

Ekspertët sugjerojnë se inflamacionet dhe dhimbjet mund të shkaktohen nga karbohidratet ose mund të jenë për shkak të futjes së glutenit. Ata gjithashtu vunë në dukje se disa pjesëmarrës në studim treguan lodhje dhe kishin emocione më pak pozitive, duke sugjeruar se gluteni me të vërtetë ndikon në tru.