subscribe
Kjo është koha më e mirë dhe më e keqe për të konsumuar pemë gjatë ditës

Ushqime

Kjo është koha më e mirë dhe më e keqe për të konsumuar pemë gjatë ditës

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Pemët janë në mesin e ushqimeve më të mira dhe mjekët rekomandojnë që të konsumohen gjatë sezonit.

Shumë hulumtime kanë treguar se nuk është njësoj nëse një pemë hahet gjatë ditës.

Ja, se çfarë duhet të dini...

Mëngjesi është periudha më e mirë për konsumimin e pemëve, pasi atëherë tretet më së miri sheqeri i pemëve.

Mbrëmja është pjesa më e keqe e ditës për konsumimin e pemëve, pasi do të ngrihet niveli i sheqerit në gjak që sjell deri te qëndrimi zgjuar deri vonë gjatë natës.

Ide e mirë është konsumimi i pemëve para ushtrimeve pasi do të siguroni energjinë e çastit dhe nuk përmbajnë shumë kalori. Rekomandohet po ashtu edhe pas stërvitjeve për kthimin e shpejtë të energjisë.

Duhet pasur parasysh se pemët nuk duhet konsumuar të paktën gjysmë ore para ose pas vakteve. Konsumimi i pemëve do të ngadalësojë procesin e tretjes.

Diabetikët duhet të kenë parasysh se ndërmjet vakteve dhe konsumimit të pemëve duhet të kalojnë të paktën deri në dy orë.