subscribe
Bombica me fiq të thatë

Ushqime

Bombica me fiq të thatë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 06:23
Bombica

Përbërësit

30 Fiqtë thatë
30 arratë ndara në gjysmë
BRUMI:
200ml ujë
150gr sheqer
200gr plazma të bluara
200gr arratë bluara
1 vanille sheqer
PËR DEKORIM:
200gr badematë bluar

Hapat

Ujin, sheqerin dhe vanille sheqerin i vendosim mbi zjarr dhe pasi uji vlon dhe sheqeri të jetë shkrirë e heqim nga zjarri dhe mënjëher ia hedhim plazmat dhe arrat e bluara dhe e lem të ftohet.

Fiqve ua heqim bishtin dhe i shtryllim dhe brenda çdo fiqi vendosim nga një gjysmë arre dhe e mbyllim fiqin.

Pasi të kemi mbushur çdo fiq me arra atëher marrim çdo fiq dhe e mbulojmë me brumin duke i dhënë një formë të topit dhe duke e mbuluar fiqin duart i lyejmë me bademat e bluara kshtu edhe nuk na ngjitet brumi në duar edhe e kryejmë dekorimin e topthave.