subscribe
Gabimet e zakonshme gjatë përgatitjes së mishit

Ushqime

Gabimet e zakonshme gjatë përgatitjes së mishit

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Të gjithë pëlqejme gatimin e mirë të mishit, gjegjësisht stekut me lëng. Nëse keni para vete një cope mishi të cilësisë së lartë, nuk keni nevojë ta teproni me teknika të komplikuara të gatimit si dhe salcave të ekzagjeruara – kjo është arsyeja pse e pëlqejmë atë, për thjeshtësinë dhe shijen e saj të mirë. Pra, pse është kaq i vështirë gatimi i mishit? Ka shumë mënyra për përkeqësimin e tij gjatë përgatitjes.

Por mos keni merak, këtu po ju paraqesim këshillat nga kryeshefi Dawn Perry i cili na udhëzon përmes artit të gatimit deri te mishi i përsosur.

Interesohuni në supermarkete gjatë blerjes së mishit

Jo gjithmonë bifteku mund të duket ashtu siç është në të vërtetë – kjo do të thotë se kasapi është personi që mund t’ju udhëzojë për detaje të hollësishme rreth mishit të caktuar. Blerja e mishit nëpër markete të zakonshme, mund t’ju bëjë shpesh herë me dyshime, por kasapi apo pronari që është përgjegjës për prerjen e mishit mund t’ju jape detaje –  për atë edhe mos ngurroni ta pyesni se si duhet gatuar ai lloj mishi.

Nga frigoriferi drejt e në tigan

Nëse keni vendosur të përgatisni ndonjë fileto pule apo copë bifteku, duhet të planifikoni ta nxirrni më herët nga frigoriferi që të shkrihet mire dhe ta gatuani si duhet. Pra, sa është koha e duhur që ta hiqni parakohe? Mjafton gjysmë ore para. Nëse mishi është më i trashë, atëherë nxirreni një orë më herët, madje edhe dy. Pse kjo ndikon tek cilësia e mishit? Sepse nëse e nxirrni mishin nga frigoriferi drejt e në tigan, atëherë rrezikoni të leni mishin të papjekur nga brenda dhe të nxirë nga jashtë, duke e bërë definitivisht jo të shijshëm.

Spërkatja me erëza

Sa i përket erëzave, është mirë t’i jepet shija e nevojshme por jo edhe të teprohet. Gjatë përgatitjes së mishit, ju dëshironi ta shijoni atë, e jo tërë atë sasi të erëzave të hedhur mbi mishin.

Frika nga tymosja e mishit

Mos kini frikë nga nxehtësia e tepërt e tiganit, Perry shpjegon se lejohet edhe pak tymosje  e mishit për shije më të mirë. Ju mund të përdorni vaj me pikë të lartë tymuese si vaj perimesh apo vaj i farave të rrushit, gjë që e bën më të shijshëm. Në të kundërt, bifteku juaj rrezikon të ketë vetëm sipërfaqen të mirë, ndërsa brendësia të jetë e papërpunuar.

Gatimi sipas ndjenjës

Shumica e kuzhinierëve mund të konstatojnë se gatimi i mishit është përfunduar vetëm duke e ndjerë atë. Në rregull! Por, për pjesën tjetër të njerzve, kjo është pak e komplikuar. Perry është një admirues i termometrit. Ai thekson të matni temperaturën e mishit gjatë gatimit dhe do ta dini me siguri. Vendosni në furrë, me letër për pjekje dhe kontrolloni gradualisht temperaturën duke mos lejuar që të piqet shumë dhe të marrë ngjyrë të errët.

Do të ftohet mishi!

Me siguri e keni dëgjuar edhe më herët dhe po ua përsërisim prap, mos u ngutni ta hani mishin mënjëherë. Pas gatimit, ai ka nevojë që të qëndrojë për pak kohë deri sa lëngu i mishit të shpërndahet. Për copa më të holla, mjafton të prisni për rreth 5-10 minuta, ndërsa për copa mishi më të trasha, planifikoni rreth 10-15 minuta. Pastaj mund ta hani lirisht, dhe asesi mishi juaj i përgatitur nuk do të ftohet nëse qëndron për pak kohë.

Ta copëtoni atë

Keni ardhur deri këtu! Mos e preni mishin në mënyrë të gabuar, duke e copëtuar atë me ndonjë brisk të papërshtatshëm. Sigurohuni që ta preni butësisht në feta të vogla, ku do të duket edhe më estetike por edhe më e shijshme.