subscribe
Pranvera 2018, çantat me lule trendy i sezonit

Stil

Pranvera 2018, çantat me lule trendy i sezonit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 11:05
Çanta me lule

Lule, lule dhe akoma lule. Pas dimrit aq gri e të gjatë, nuk duam të rrethohemi nga gjë tjetër!

Me plot ngjyra dhe më romantiket çantat me stampime, të qëndisura ose me aplikime janë “top” të pranverës 2018.

Perfekte për të kompletuar një veshje bon ton me ngjyra pastel. Por edhe për të gjallëruar me një detaj të thjeshtë pamjen e atyre që nuk pëlqejnë të vishen me ngjyra shumë të ndritshme edhe gjatë verës.

Këto çanta mund të rigjallërojnë një veshje komplet të zezë duke i dhënë ngjyrë dhe feminilitet.

Çanta me rrip të vogël dhe të gjatë, portofola; nuk ju mbetet tjetër veç të zgjidhni sa më shumë që mundeni.

Image
 
Image
 
Image
 
Image
Komentet
comments powered by Disqus