subscribe
Veshjet e shtrenjta të Granit Xhakës, mediat britanike habiten me fiksimin e tij pas markave të njohura

Stil

Veshjet e shtrenjta të Granit Xhakës, mediat britanike habiten me fiksimin e tij pas markave të njohura

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:52
Futbollisti Granit Xhaka

Granit Xhaka kritikohet shpesh për paraqitjet që bën në fushën e lojës me Arsenalin. Mediat angleze kanë lënë të hije diskutimin e paraqitjeve të tij në fushë dhe tani kanë filluar të merren me paraqitjet jashtë saj. Më saktë, me pamjen e jashtme dhe veshjen e tij.

 

Graniti ka rënë në sy për shkak të veshjeve të shtrenjta që përdor. Ai poston shpesh foto me veshje të markave më të shtrenjta dhe është parë shpesh të bëjë shoping në Londër.

Image

Britanikja “The Sun” ka bërë një kërkim të vogël për të parë çmimet e veshjeve që ai përdor dhe shumat janë të majme.

Image
 
Image

 

Xhaketa ‘Versace’ e mesfushorit arrin vlerën e 350 paund, ndërsa një palë atlete ‘Gucci’ kushtojnë 410 paund. Një xhaketë e markës ‘Diesel’ është 290 paund. Ai vesh xhup lëkure rreth 575 paund ndërsa atletet Louboutin” kushtojnë 625 paund. Gjithashtu nuk kanë harruar pa përmendur edhe çantën ‘Gucci’ të bashkëshortes, e cila kap shifrën e 1490 paund.

Image

Gjithsesi, në artikull shkruhet se këto shuma nuk janë aspak problem për mesfushorin, pasi kontrata e tij me Arsenalin i mundëson fitime të shumta.

Komentet
comments powered by Disqus