subscribe
Hilary Duff hap dyert: Shtëpia e saj është gjithçka duhet të shihni sot!

Stil

Hilary Duff hap dyert: Shtëpia e saj është gjithçka duhet të shihni sot!

Më: 5 mars 2018 Në ora: 15:19

Hilary Duff hapi dyert e shtëpisë në Los Angeles për “Better Homes & Gardens” dhe nuk e dimë për ju, por ne s’do dilnim kurrë nga shtëpia nëse do jetonim në një vend të tillë. Ja një guidë brenda shtëpisë së yllit të "Lizzie McGuire".

Duff ka zgjedhur ngjyrën e rozës së trëndafilave për derën e shtëpisë, ku shfaqet ajo me qenushin Jak.

Ngjyrat e para vihen re sapo ngjit shkallët. Qilimi i stilit turk, i punuar me fije të ndryshme mbulon gjithë hapësirën e shkallëve.

Aksesorët dhe orenditë vitage nuk kanë dalë dhe me siguri nuk do të dalin kurrë nga moda. Dashuria e Hilary-t për thesaret e së kaluarës kuptohet nga prania e një komodine të krijuar gjysmë shekulli më parë, një karrige e stilit gotik dhe pasqyra me kornizë lëkure, që bëjnë pershtypje sapo i sheh.

Dhoma e ndenjes është frymëzuar përsëri nga stili i vjetër: një divan me hark, tavolina prej bronzi dhe kolltuqe me copë kadifeje në ngjyrën e koralit.

Sigurisht që nuk mungojnë as rastet e librave të dekoruara me sende personale.

“Unë u rrita në një shtëpi ku ishte e pranishme letra e murit dhe zgjodha pikërisht këtë model, sepse më bën nostalgjike për të kaluarën”, shprehet 30- vjeçarja për dekorimin e dhomës së gjumit.

Llambadari në nuanca të blusë qëndron sipër tavolinës së ngrënies duke reflektuar dritën e pishinës jashtë. 

“Sapo i pashë pllakat u dashurova me to dhe e isha e sigurt që do sillnin energji në shtëpi”, sqaroi Hilary për zgjedhjen e dekorit të ambjenit jashtë shtëpisë.

Ish- ylli i Disney-t na vërtetoi se talentet e saj shtrihen edhe përtej ekranit./ Better Homes & Gardens

Image
 
Image