subscribe
Syze? Ja se si ta bëjmë make up-in për një efekt “WOW”

Stil

Syze? Ja se si ta bëjmë make up-in për një efekt “WOW”

Më: 26 janar 2018 Në ora: 11:13

Sigurisht, nëse do të mund të bënim pa to do të ishim më të lumtura, por mund t’i kthejmë nevojat në një virtyt. Syzet mund të na rrisin personalitetin dhe të jenë një aksesor trendy për pamje gjithnjë në një hap me modën. Edhe make up-i ynë mund të na ndihmojë të përmirësojmë  pamjen, mjafton të zgjedhim atë të duhurin, në përputhje me formën e fytyrës dhe syzeve. Prandaj po ju japim disa këshilla për një efekt “WOW”!

Para së gjithash le të mendojmë për syzet. Si fillim, për t’i bërë sytë më të dukshëm, zgjedhim lente anti-refleks dhe të afta për të eliminuar refleksin e dritave të ambientit. Edhe skeleti është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë më  të mirën fytyrës sonë. Sa më i vogël skeleti aq më shumë duhet të theksoni sytë me tualet, por nëse zgjedhim syze të mëdha atëhere më mirë të përqëndrohemi në nuanca më intensive dhe të errëta.

Në qoftë se skeleti i syzeve është me ngjyrë, atëhere më mirë zgjedhim një tonë sysh në ngjyrë neutrale, si për shembull mjaltë apo rozë e lehtë. Në rast të kundërt, pra nëse keni një skelet të zi apo metal, atëhere mund të përdorni edhe ngjyra të ndritshme.

Vetullat janë shumë më shumë të rëndësishme për pamjen tonë nëse përdorim syze, prandaj jepini kujdesin që meritojnë. Ata janë bërë një gurë themeli i pamjes sonë, prandaj përpiquni t’i keni sa më kuruara që të jetë e mundur.

Gjithmonë shumë të rëndësishme, buzët kanë një rol të madh në tërheqjen e vëmendjes, sidomos nëse kemi zgjedhur nuanca të lehta për sytë. Zjarr të kuqe ose ngjyrë rozë, metalike apo nude, buzëkuqi luan një rol vendimtarë në pamjen tonë.