subscribe
Kombinimi që mund ta vishni çdo ditë në dimër dhe të mos lodheni kurrë

Stil

Kombinimi që mund ta vishni çdo ditë në dimër dhe të mos lodheni kurrë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:04

Është veshja më e thjeshtë, por ka gjithnjë impakt kur e sheh: golfi dhe xheaketa, i vetmi kombinim që mund t’jua bëjë dimrin më pak të ftohtë dhe më shumë stil.

Mënyra më e thjeshtë dhe chic për t’u veshur në mëngjes dhe nuk të mërzitet kurrë, sepse ka gjithnjë alternativa për ta bërë individuale, sikur po e vesh për herë të parë. Nga ngjyra e xhakeës dhe e golfit, tek lojërat me siluetën, një xhaketë e shkurtër do ta bënte punën po njësoj.

Pastaj është një mënyrë e mirë tranzicioni për garderobën tuaj të dimrit, kështu jeni gati për të pritur trendet pranverë-verë. Ndërkohë mund të frymëzoheni nga yjet e stilit në qarkullim.

Image
 
Image