subscribe
Trende të reja në vitin e ri, jumpsuit vjen si “fustan” nusje

Stil

Trende të reja në vitin e ri, jumpsuit vjen si “fustan” nusje

Më: 4 janar 2018 Në ora: 23:41
Ilustrim

Në vitet e fundit, në fustanet e të famshmëve kemi parë se trendi kanë qenë ato të cilët i lenë sa më pak vend imagjinatës. Me të çara apo jo, këto fustane lejojnë të duket pjesa më e madhe  e trupit, ndërsa zbukurohen me dizajne të ndryshme. Në vitin 2017 fustane të tillë u veshën nga Kendall Jenner, Bella Hadid, J.Lo, e jo vetëm.

E me sa duket modele të tillë po inspirojnë modele të reja për fustanet e nuseve. Kemi parë më parë fustane nusërie që ekspozojnë trupin, por e sigurtë që nuk kemi parë një nuse të veshë jumpsuit. Dhe modeli që propozohet është me të vërtetë i “lakuriqtë”. Një shtëpi e dizajnimit të fustaneve të nuseve në Barcelonë, ka postuar një veshje të tillë në Instagram, ndërsa ka falënderuar modelin spanjoll, Cristi Pedroche, për ndihmën e tij në krijimin e një modeli të tillë.

Kjo veshje, nuk jemi të sigurtë nëse mund ta quajmë “fustani i nuses”, është e përbërë nga dantella delikate dhe mbi 200 kristale. Janë dashur plot 244 orë për ta përfunduar atë. Ndoshta tani mund t’ju duket çuditshëm, por ku i dihet ndoshta një ditë mund të martoheni me një “fustan” të tillë.

Image