subscribe
Këshilla dhe sugjerime për të zgjedhur buzëkuqin e duhur

Stil

Këshilla dhe sugjerime për të zgjedhur buzëkuqin e duhur

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:46

Nuancat janë të ngrohta dhe të pasura, të ëmbla dhe intensive. Prekja është gjithmonë aty edhe kur nuk mund ta shihni.

“Vendosni buzëkuq të kuq”, ishte këshilla e Coco Chanel për gratë. Praktikisht nuk ka asnjë që s’ka provuar kurrë t’i lyejë buzët me një ngjyrë të ndezur, apo neutrale dhe me shkëlqim. Ky sezon sugjeron nuanca të ngrohta, të pasura, të ëmbla dhe intensive. Prekja është gjithmonë aty, edhe kur nuk mund ta shihni. Dhe kjo i jep dritë fytyrës…

Këshilla – Nga hijet më të forta tek ato më natyrale dhe delikate, të cilat shkojnë drejt periudhës më të ftohtë të vitit: buzët kurrë nuk duhet të neglizhohen.

Tonalitetet– Ngjyrat janë mat, por të buta, të përsosura edhe për zyrë. Ato shkojnë nga e kuqe, ‘ngjyra e përjetshme’, deri ngjyrë tulle.

Për të mos shkuar pa u vënë re – Ngjyra e fortë, struktura metalike (shumë e dashur nga yjet, si Rihanna), mund të ‘çlirojë’ dritë falë reflektimit të pigmenteve. Ky lloj buzëkuqi është më i përshtatshëm për mbrëmje. I aplikuar vetëm ose mbi një ngjyrë të errët, ai rrit ndikimin.

Komentet
comments powered by Disqus