subscribe
Si u bë 64-vjeçarja ikonë mode prej një rastësie?

Stil

Si u bë 64-vjeçarja ikonë mode prej një rastësie?

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 08:53
Lyn Slaternga

E kush tha që moda ka moshë? Ka të veshura mirë, por ka dhe zonja që vishen me stil edhe pse vitet kanë nisur të bëjnë të tyren.

Një prej tyre është 64-vjeçarja Lyn Slaternga Nju Jorku, që “aksidentalisht“ është shndërruar në një ikonë të stilit pa moshë. Një tjetër IrisApfel i është shtuar këto kohë fushës së modës.

Deri tani ajo kap 536 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram. Për stilistin japonez Issey Mayake , Lyn shërben si një muzë në koleksionet e tij të shumta. Përveç të tjerave, ajo është një gjyshe me flokë me thinja që nuk pranon t’i lyejë. Blogun e hapi para tre vjetësh dhe aksidentalisht u fut në këtë botë. “Gjithmonë kam qenë në kërkim të një stili që të më përfaqësonte”.

“Shfletoja pa fund revista mode, por nuk e gjeja veten, derisa para tre vjetësh vendosa të hap blogun tim” – thotë ajo, shkruan living. Dhe që nga ai moment 64-vjeçarja është shndërruar në një nga konkurrentet më të forta të fashionisteve më të mëdha. Fansat më të shumtë të saj janë të moshës 35 – 65-vjeçare.

Image