subscribe
Çizme në verë? Po, sepse bota e modës nuk ka rregulla!

Stil

Çizme në verë? Po, sepse bota e modës nuk ka rregulla!

Më: 2 maj 2018 Në ora: 10:44

Ndoshta për disa vajza ‘fashioniste’ ardhja e pranverës dhe e verës është një lajm i keq, pasi mendojnë se janë të detyruara që të heqin nga garderoba e tyre çizmet. Por një lajm i mirë për të gjitha ju erdhi. Shtëpitë e modes, firmat më të njohura, si dhe blogeret më të famshme po na thonë të gjithë një zëri që: “Po, mund t’i vishni çizmet edhe në verë.”


Disa mund të ndjejnë ‘frikë’ ndoshta për të veshur çizmet e tyre në verë, pasi mendoni se jeni jashtë sezonit, por ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë pasi në botën e modës nuk ekzistojnë këto rregulla. Çizmet janë gjithmonë shumë stil dhe trend dhe në verë ju mund t’i kombinoni me një fustan veror, mini-fund, pantallona të shkurtra etj. Modelet e njohura Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid na kanë treguar i adhurojnë çizmet dhe as në stinën e verës nuk mund t’i heqin dot nga këmba.


Për të marrë pak doza frymëzimi, hidhini një sy fotove që kemi përzgjedhur për ju , duke ju treguar se si t’i veshim çizmet në verë:

Image
 
Image
Komentet
comments powered by Disqus