subscribe
I vetmi fund që do t’ju nevojitet për pranverë: Ka mposhtur të gjitha standardet!

Stil

I vetmi fund që do t’ju nevojitet për pranverë: Ka mposhtur të gjitha standardet!

Më: 28 prill 2018 Në ora: 06:30
Hit kryesor i modës përfundimisht do të jetë dyzeni me katrorë!

Mund ta gjeni në të gjitha modelet, ngjyrat dhe gjatësitë, andaj secila femër mund të gjejë më të përshtatshin për vete.

Siç edhe ka filluar, hit kryesor i modës përfundimisht do të jetë dyzeni me katrorë!

Pantallonat me katrorë në të gjitha nuancat e së hirtës tashmë janë shpallur pantallona top-model për pranverë, ndërkaq aktualisht i bashkohet edhe fundi me kutia, i cili do të jetë rrobë e pashmangshme në dollapin e damave që kanë stil.

Standardet te ky fund nuk ekzistojnë – modelet do të jenë të ndryshme, si edhe gjatësia dhe ngjyrat, mirëpo ajo që është më e mira te fundet me katrorë është që janë shumë praktike dhe mund të vishen edhe në variantet e ditës dhe të mbrëmjeve.

Kombinohen shkëlqyeshëm si me këpucë me taka, ashtu edhe me këpucë të rrafshëta, andaj trendesistet në Instagram tashmë po i adhurojnë!

Në vijim shikoni disa ndër kombinimet më të bukua në të cilat fundi me katrorë është ylli kryesor!