subscribe
Vajza, vëmendje! Ja çantat që duhen të keni për këtë pranverë

Stil

Vajza, vëmendje! Ja çantat që duhen të keni për këtë pranverë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:49

Aksesorët, kryesisht çantat janë shumë të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme përsa i përket pamjes sonë. Ato kanë fuqinë që ta shndërrojnë një veshje të mërzitshme në një veshje shumë të bukur dhe stil. Çantat janë një aksesor që na shoqërojnë në përditshëmrinë tonë, prandaj duhet t’iu kushtojmë një vëmëndje të veçantë. Me ardhjen e stinës së pranverës, një nga ndryshimet që duhet t’i ndodhë garderobës sonë janë edhe çantat, të cilat këtë vit vijnë mjaft të bukura, ku shohim një dominim të ngjyrave apo dhe të ‘circle bag’ që janë çantat në formë të rrumbullakët. Por një trend tjetër që vihet re janë edhe çantat kashtë. A jeni ende duke menduar se cilat çanta duhet të keni me patjetër në garderobën tuaj për t’i veshur gjatë pranverës dhe verës? Nëse jeni në kërkim të tyre në mënyrë të dëshpëruar për shkak se është kaq e vështirë për të gjetur një çantë që i përshtatet stilit tuaj, por duke qëndruar edhe koherentë me trendet e fundit, ne kemi një zgjidhje për ju. 

Më poshtë po ju tregojmë disa lloje çantash që janë shumë ‘in’ dhe ‘must-have’ për këtë vit. A jeni gati për të zbuluar të gjitha çantat më në modë për vitin 2018? Hidhni një sy galerisë sonë më poshtë!

Image
 
Image
 
Image
 
Image
Komentet
comments powered by Disqus