subscribe
E dëshmuar edhe shkencërisht: Njihuni me xhinset që jua bëjnë vithet të duken më të mëdha

Stil

E dëshmuar edhe shkencërisht: Njihuni me xhinset që jua bëjnë vithet të duken më të mëdha

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Harroni shpenzimin e orëve të tëra duke bërë ‘squat’ me qëllim që të keni vithe si Kim Kardashiani – tani këtë synim mund ta arrini vetëm me një palë xhinse të reja.

Xhinset ‘Body Optix’ e krijojnë iluzionin e një të pasme më të bukur, pasi që janë krijuar duke i pasur parasysh shumë truqe me bazë shkencore.

Ato kanë ngjyra të errëta dhe të hapura ‘denim’ të cilat e krijojnë efektin 3D në të pasmet tuaja duke i bërë të duken më të mëdha, e gjithashtu kanë edhe xhepa të konturuar në atë mënyrë që e krijojnë efektin e vitheve në formë rrumbullake.

Kompania thotë se xhinset funksionojnë duke i “ngrehur lart vithet dhe duke i bërë këmbët të duken më të gjata”.

Vlen të ceket se këto xhinse janë krijuar nga shkencëtarët e VF Corporation’s Cognitive and Design Lab.