subscribe
Lulja e pasionit kthjellon trurin nëse ndiheni të mjegulluar

Shendetesi

Lulja e pasionit kthjellon trurin nëse ndiheni të mjegulluar

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:01
ilustrim

Simptomat e stresit përfshijnë ankthin, irritimin dhe dhimbje koke.

Stresi mund të shkaktojë ndryshime psikike në trup, përfshirë tensionimin e muskujve, djersitje, sipas NHS-së.

Ju po ashtu mund të zhvilloni dhimbjen e kokës, marramendje, dhimbje muskulore dhe lodhje ekstreme.

Por, shtimi i këtyre bimëve në dietën tuaj mund të reduktojë stresin.

Bazil

Bazil është bimë perfektë, thotë nutricionisti Rick Hay, i cili është avokat i Dr.Dünner , një rang i gjerë prodhimesh zvicerane që krijohen nga këto lloje bimësh.

“Ajo lufton stresin dhe ua ndrit ditën, pasi ka ndikim edhe për shtimin e disponimit”, thotë ai.

Ashwagandha

“Ashwagandha është brilante si një ndihmues i sistemit nervor”, ka thënë Hay.

Çrregullimet e zakonshme mentale shëndetësore nga ankthi dhe depresioni shkaktohen nga çrregullimet e stresit post-traumatik dhe fobitë e ndryshme.

Rhodiola

Rhodiola është një bimë në veçanti e rëndësishme, pasi që i mban njerëzit në gjendje të qetë, si dhe parandalon lodhjen, e cila është një shenjë e stresit.

“Nëse ndiheni të stresuar, por nuk mund të punoni, Rhodiola është ideale jo vetëm për t’ju qetësuar, por edhe për t’ju ndihmuar për të luftuar sëmundjen mentale dhe fizike, duke i dhënë vetes energji të nevojshme”, thotë Hay.

Lulja e pasionit

“Nëse truri juaj ndihet i mjegulluar, lulja e pasionit do t’ju ndihmojë të mendoni qartë”, thekson Hay.

Kjo përfshin edhe zinkun, bakrin, vitaminën B dhe biotin.

Bimët mund të shtohen në dietën tuaj, të përdoren për t’u zierë ose të merren si shtesa diete.

Komentet
comments powered by Disqus