subscribe
Përfitimet e mëdha shëndetësore të ecjes

Shendetesi

Përfitimet e mëdha shëndetësore të ecjes

Më: 12 mars 2018 Në ora: 08:09
ilustrim

Në ditët e sotme, kemi harruar të ecim. Me dashje ose jo, e kemi kthyer ecjen në opsionale.

Për shumë nga ne e ecura më e gjatë është nga dera e punës te makina, nga makina tek hyrja e shtëpisë, apo kafeneja ku sërish shkojmë për t’u ulur.

Kemi harruar të ecim…por ecja është thelbësore për shëndetin. Për shëndetin fizik dhe atë mendor.

Ecja të lejon të përjetosh momentin, ta njohësh dhe ta ndjesh atë, në të gjitha dimensionet e tij, jashtë apo brenda teje.

Kur nget makinën, vëmendja jote është e përqendruar aty dhe nuk të lë të shijosh qiellin, diellin, aromat apo qoftë edhe zhurmat, njerëzit, veten.

Por kur ecën, mundësitë për të perceptuar, për t’u lidhur me botën e jashtme e të brendshme njëkohësisht, për të jetuar atë që po ndodh aty, pikërisht në atë moment, janë të pafundme, shkruan Living.al.

Të gjithë kemi nevojë për më shumë të tashme në jetët tona. Ecja na e mundëson këtë.

E praktikuar në këtë lloj forme, ajo është një lloj meditimi dhe quhet “mindful walking” – ecje e vetëdijshme, e ndërgjegjësuar.

Ecje e vetëdijshme do të thotë të jesh i përgjegjshëm, në kontroll dhe në dijeni të plotë të hapave që hedh dhe të frymëmarrjes, gjithashtu.

Të jesh i përqendruar, të ndjesh e të kuptosh lëvizjet e trupit tënd teksa e bën, këmbët që prekin tokën dhe ngrihen prej saj, të gjitha ndjesitë apo perceptimet në lidhje me gjithçka që ndodh jashtë e brenda teje.

Ecja e vetëdijshme nuk kërkon një vend të veçantë apo një destinacion të caktuar.

Ajo mund të praktikohet kudo, në natyrë apo në mes turmës së njerëzve, mes takimeve të punës apo në parkingun e një qendre tregtare, në dhomë apo oborrin e shtëpisë, zbathur apo me këpucë.

Por cilat janë përfitimet e ecjes?

Redukton rrezikun për sëmundjet koronare

Rregullon tensionin e gjakut

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve

Ndihmon në ruajtjen e peshës trupore

Ul rrezikun për obezitet

Redukton rrezikun për osteoporozë

Redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës

Redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë.

Përmirëson gjendjen emocionale

Redukton stresin

Ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri

Ndihmon për artritin

Komentet
comments powered by Disqus