subscribe
Kujdesi mjekësor i prindërve përshpejton shërimin e foshnjave

Shendetesi

Kujdesi mjekësor i prindërve përshpejton shërimin e foshnjave

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:20

Foshnjat e sëmura prindërit e të cilave janë prezent nëpër spitale gjatë kujdesit mjekësor, kanë shërim më të shpejtë.

Një studim më 1,800 foshnja të lindura para kohe ka treguar se ato kanë shtuar më shumë peshë kur prindërit e tyre kanë qenë të involvuar në kujdesin ditor nëpër spitale.

Këtu përfshihen veprimet si matja e temperaturës apo administrimi i ilaçeve nga ana e prindërve.

Studimi i realizuar në kujdesin intensiv nëpër spitalet në Kanada, Zelandë të Re dhe Australi gjithashtu ka treguar që edhe shëndeti i përgjithshëm i prindërve është përmirësuar.

Ky studim, i cili është publikuar në revistën “Lancet Child and Adolescent Health”, mund të transformoj mënyrën e kujdesit ndaj fëmijëve.