subscribe
Ngrënia e djathit i zvogëlon rreziqet e sulmeve të zemrës dhe trurit

Shendetesi

Ngrënia e djathit i zvogëlon rreziqet e sulmeve të zemrës dhe trurit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Ngrënia e porcioneve të vogla të djathit në baza ditore mund t’i zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo sulmeve të trurit.

Pra, pavarësisht reputacionit se djathi ka përqindje të lartë të yndyrës, një studim i ri sugjeron se personat të cilët hanë djathtë rregullisht mund të jenë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit i kanë vlerësuar 15 studime të mëhershme nga Evropa dhe SHBA, të cilat i kishin monitoruar dietat dhe shëndetin e më shumë se 200.000 njerëzve.

Gjatë analizave, ata kishin zbuluar se njerëzit të cilët hanë djathë rregullisht, rreth 40g në ditë, kishin pasur 14 për qind më pak rrezik të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, ndërsa shanset e tyre për të pësuar sulme në zemër kishin qenë 10 për qind më të vogla.

Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve.