subscribe
Si të largoni lëkurën e thatë në këmbë me ndihmën e limonit?

Shendetesi

Si të largoni lëkurën e thatë në këmbë me ndihmën e limonit?

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

Largimi i lëkurës së thatë në thembër apo çarjet e vogla mund të jenë një detyrë e vështirë. Megjithatë, për një rezultat të mahnitshëm, ju nevoitet vetëm një përbërës ushqyes, të cilin shumica prej nesh e kemi gjithnjë në shtëpi – limoni.

Limoni është një ndihmës i madh për luftimin e lëkurës së thatë dhe të rrudhur, plasaritjet dhe çarjet e vogla në këmbë. Është i vetmi përbërës që ndikon në zbutjen dhe freskimin e këmbëve duke i bërë të marrin frymë sërish dhe lirshëm.

Ky është një trajtim shumë i thjeshtë dhe natyral që mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj, dhe e tëra që duhet të bëni është të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Zgjedhni një limon që është më i vogël dhe i butë dhe prejeni në gjysmë.
Shtrydhni dy gjysmat e limonit, por duke lënë brendësinë e pjesës së tij.
Vendosni këmbët tuaja në gjysmën e zbrazët të limonit – njërën gjysmë, njërën thembër.
Vishni çorapet mbi.
Mbani koren e limonit ashtu në këmbë rreth 30 minuta. Pa marrë parasysh se a e keni të vështirë të ecni, ju thjeshtë mund të uleni të pushoni gjatë këtyre minutave, apo të lexoni ndonjë libër, ose të shikoni televizor.
Më pas, hiqni çorapet dhe largoni koren e limonit. Aciditeti që gjendet në limon heq qelizat e vdekura dhe zbut lëkurën. Të gjithë pjesët e irrituar dhe çarjet do të zbuten dhe do shërohen tërësisht.
Përfundoni trajtimin duke aplikuar vaj ushqyes, të tillë si vaj kokosi apo ndonjë losion për këmbë.