subscribe
Aftësitë çudibërës të arrës për zemrën

Shendetesi

Aftësitë çudibërës të arrës për zemrën

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Arrat konsiderohen si “ilaç natyral” për shëndetin e zemrës.

Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit amerikan të organizatës ‘Life Sciences Research Organization’, duke zbuluar se ky lloj fruti i thatë, ka aftësi çudibërëse për reduktimin e kolesteolit të keq, i cili është një prej shkaktarëve kryesorë, të shumë patologjive kardiovaskulare.

Studimi lidhur me efektin e arrave te patologjitë kardiovaskulare, u zhvillua duke marrë në konsideratë 61 studime të mëparshme, ku u përfshin në total 2582 persona.

Nga rezultatet e arritura, u konstatua se si u reduktua niveli i kolesterolit të keq LDL, por edhe të proteinës së tij primare (ApoB).

Kësisoj mjekët këshillojnë, që çdo ditë të konsumoni rreth 60 gram arrë.

Doktor Michael Falk, një nga autorët e studimit thotë se, “Rezultatet e studimit tonë përforcojë dobitë që luajnë arrat në sëmundjet kardiovaskulare. Arrat përmbajnë elementë të rëndësishëm ushqimorë natyralë, që nuk gjenden në ushqime të tjera”.

Komentet
comments powered by Disqus