subscribe
Mushkonjat që bartin Zikan mund të testohen me telefona të mençur

Shendetesi

Mushkonjat që bartin Zikan mund të testohen me telefona të mençur

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:06
Paisja

Mushkonjat mund të testohen përmes telefonave të mençur në mënyrë që të identifikohet rreziku në qoftë se ato bartin viruse.

Kjo falë një mjeti të shpikur nga shkencëtarët.

Specia e mushkonjave Aedes aegypti njihet për përhapjen e virusit Zika, etheve të verdha dhe atyre dengue, të cilat mund të jenë fatale në qoftë se nuk trajtohen.

Mirëpo studiuesit kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për të kuptuar në qoftë se mushkonjat i përkasin kësaj specie.

Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit në Austin, kanë thënë se mund të testojnë ADN-në e mushkonjave duke përdorë kamerën e telefonit të mençur, një kuti të vogël të printuar 3D dhe një test kimik.

Kjo teknologji gjithashtu mund të përdoret për të testuar në qoftë se mushkonjat janë ndikuar nga pesticidet, të cilat janë duke u përdorë nga agjencionet e shëndetit për të parandaluar sëmundjet.