subscribe
Pagjumësia gjatë shtatzënisë. Këshilla sesi të bëni një gjumë të rehatshëm

Shendetesi

Pagjumësia gjatë shtatzënisë. Këshilla sesi të bëni një gjumë të rehatshëm

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Muajt e parë të shtatzënisë nuk ju krijon probleme me pagjumësinë por në trimestrin e tretë fillojnë problemet me pagjumësinë. Gjumi i rehatshëm gjatë trimestrit të tretë mund të jetë vërtet diçka e paarritshme. Kjo ndodh, kryesisht për shkak të madhësisë së barkut tuaj, i cili bën thuajse të pamundur të gjeni pozicionin ideal për një gjumë të qetë. Megjithatë ka disa mënyra për ta bërë gjumin pak më të rehatshëm gjatë trimestrit të tretë.

Ndiqni këto 6 këshilla për të bërë një gjumë të rehatshëm.

1. Përdorni disa jastëkë për të krijuar një “platformë” që do të mbështesë peshën e trupit tuaj pa e dëmtuar bebin. Ose mund të “investoni” për të blerë një jastëk të lakuar, posaçërisht për gratë shtatzëna, të cilin mund ta gjeni edhe online.

2.Mundohuni të flini në anën e majtë, dhe vendosni një jastëk në shpinë dhe një te këmbët për të ruajtur pozicionin.

3.Vishni rroba të rehatshme dhe të gjera pambuku të cilat do t’ju lejojnë të merrni frymë pa vështirësi dhe nuk do t’ju shtrëngojnë gjatë gjumit.

4.Konsumoni një darkë të lehtë dhe mundohuni të shmangi ushqimet e ngarkuara me shumë erëza, pasi ato shkaktojnë irritim stomaku gjatë natës, gjë që nuk ju “nevojitet” aspak gjatë trimestrit të tretë.

5.Bëni disa ushtrime të thjeshta gjatë ditës por vetëm nën mbikëqyrjen e një profesionisti. Kjo gjë do t’ju mundësojë një furnizim më të mirë me oksigjen dhe do ta bëjë gjumin tuaj më të rehatshëm.

6. 15 minuta përpara gjumit mundohuni të qetësoheni dhe largoni të gjitha mendimet negative nga mendja. Mendoni për gjëra pozitive dhe do ta keni më të lehtë për të fjetur.