subscribe
Pse para shiut dhembin nyjat?

Shendetesi

Pse para shiut dhembin nyjat?

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:28
Husni thotë se shumë pacientë me osteoartrit, edhe pse jo të gjithë, ankohen se koha ndikon në ashpërsinë e dhimbjes.

A kanë njerëzit e moshuar të drejtë kur parashikojnë shi kur iu dhembin nyjat? Eksperti Elaine Husni, drejtor i Qendrës së Artritit dhe Qendrës Kardiologjike të Cleveland shpjegon efektet e presionit barometrik dhe pse mund të thuhet se kanë të bëjnë me dhimbjen.

Husni thotë se shumë pacientë me osteoartrit, edhe pse jo të gjithë, ankohen se koha ndikon në ashpërsinë e dhimbjes.

"Ne mund të pajtohemi se kur presioni barometrik dhe temperatura të bien, rritet dhimbja në nyje. Presioni barometrik është në fakt pesha e ajrit që na rrethon, kështu që kur të ftohet moti rritet pesha e tij. Ajo ndikon në kapsulën e njohur si zarf sinovial që sekreton lëngun sinovial dhe përfundon në nyja”, tha .