subscribe
Pse ndihemi të përgjumur pasi kemi ngrënë?

Shendetesi

Pse ndihemi të përgjumur pasi kemi ngrënë?

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:12
Ilustrim

E gjitha fshihet pas tryptophanit. Të ngrënit  është supozuar t’iu japë energji, atëherë pse ndiheni të lodhur kur të keni ngrënë darkën?

Nëse ushqimi që ju po hani ka karbohidrate dhe tryptophan, atëherë kjo bën që truri juaj të dobësojë funksionet e tij dhe të ngadalsohet.

Shumë ushqime të njohura përmbajnë këtë amino-acid. Disa prej tyre janë: mozzarella, proshuta, soja etj.

Pra nëse jeni të uritur, por nuk doni të shpenzoni energjinë tuaj atëherë ne kemi përgatitur një meny.

– Tërshëra;

Ky super ushqim jo vetëm që do t’iu largojë urinë mirëpo ju do të ndiheni përplot energji gjith mëngjesin.

– Fasulet;

Fasulet kanë shumë proteina. Ato gjithashtu ndihmojnë në nivelizimin e sheqerit në gjak.

– Bajamet;

Bajamet janë shumë të pasura me vitamin B dhe magnesium.

– Vezët;

Po ashtu përplot proteina, ato të japin një shtytje energjike në mëngjes.