subscribe
Studimi i ri/ Çfarë ndikimi kanë vezët tek personat që vuajnë nga diabeti

Shendetesi

Studimi i ri/ Çfarë ndikimi kanë vezët tek personat që vuajnë nga diabeti

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Vezët nuk bëjnë dëm tek personat që vuajnë nga diabeti. Pra të konsumosh shumë vezë, nuk rrit kolesterolin, as sheqernat apo presionin në gjak. Ky është konkluzion i studimit i publikuar në revsitën shkencore ‘American Journal Nutrition’.

Studiuesit e Charles Perkins Center dhe Universitetit të Sydneyt bazohen tek rezultatet e analizave 12-mujore mbi disa grupe. Si përfundim, ata thonë se as pacientët që vuajnë nga prediabeti dhe diabeti i tipit 2 nuk duhet të heqin dorë nga konsumi i vezëve, pasi ato janë të shëndetshme, janë burim proteinash dhe mikroushqyesish që bëjnë mirë për sytë, zemrën dhe enët e gjakut.

Gjithsesi mjekët rekomandojnë që konsumi i tyre është më mirë të shoqërohet me vaj ulliri, pasi ndikon shumë në një regjim ushimor të shëndetshëm. Aktualisht anglosaksonët dhe kryesisht Evropa Veriore shquhen për konsum të lartë të vezëve.