subscribe
90 sekonda dush në mëngjes, sekreti i energjisë

Shendetesi

90 sekonda dush në mëngjes, sekreti i energjisë

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Të zgjohesh plot energji është një sfidë pothuajse e pa arritshme. Nuk ka rëndësi nëseflini tetë apo katër orë; ka ditë që qepallat e syve janë aq të rënduara, sa të vjen të flesh përgjatë gjithë ditës.

Por, për fatin e mirë ekspertët kanë zbuluar çelësin e sekretit për rritjen e niveleve të energjisë – gjithçka lidhet me dushin e mëngjesit!

Nëse doni vërtetë të mos ndiheni të përgjumur, 30 sekondat e para të dushit bëjini me ujë të ftohtë, 30 sekondat e tjera me ujë të ngrohtë, dhe finalja e 30 të mbeturave realizohet përsëri në të ftohtë.

Duket si torturë, por bëhet fjalë për vetëm 90 sekonda. Dhe, për më tepër, nuk do të ndiheni të plogësht deri në orët e mbrëmjes. Sipas Entrepreneur, të mirat që sjell një metodë e tillë janë pothuajse të pafundme.

Ndryshimi i temperaturës gjatë dushit rrit qarkullimin e gjakut, zgjeron kapilarët e furnizon me energji trupin dhe trurin.

Një funksion i dytë bën që qelizat e bardha të gjakut të rriten, ashtu sikurse ndihmon në eleminimin e stresit dhe përshpejtimin e djegies së yndyrnave të tepërta.