subscribe
Ushqimet që mbytin dëshirën për seks

Sex

Ushqimet që mbytin dëshirën për seks

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Ashtu sikurse ka ushqime afrodiziakë që nxisin epshin, po ashtu ka edhe ushqime nga të cilat dëshira seksuale bie papritur.

Këto janë disa prej tyre:

Soja

Soja është e mirë për trupin, por mund të ndikojë negativisht në epsh. Te burrat gjithashtu mund të zvogëlojnë nivelet e testosteronit, si dhe numrin e spermatozoideve. Kokoshkat nga mikrovala

Megjithëse janë të përkryera për t’u ngrënë duke shikuar filma, kokoshkat nga mikrovala kanë një efekt negativ në jetën seksuale. Studimet kanë treguar gjithashtu te meshkujt zvogëlojnë numrin e spermatozoideve. Lëngjet dietetike Një sasi e madhe e ëmbëlsirave artificiale zvogëlon nivelin e serotoninës, një hormon që prek ndjenjat e kënaqësisë, që do të thotë më pak kënaqësi në seks.

Alkooli Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin, por negativisht në aftësinë seksuale. "Alkooli në fakt redukton nivelet e testosteronit dhe ndikon negativisht në funksionin seksual", thonë mjekët.

Mielli i bardhë  Ushqimi i përpunuar dhe mielli i bardhë nuk përmbajnë pothuajse asnjë vlerë ushqyese - të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme janë larguar prej tyre. Për shembull, në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri në tri të katërtat më pak zink, që është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Konsumi i miellit të bardhë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabetit eventual që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disfunksionit erektil.

Panxhari Derisa konsumimi i panxharit para ushtrimeve mund të përmirësojë funksionin e muskujve, kjo perime nuk është ideale për funksionin seksual. Konsumi i panxharit mund të rrisë nivelin e estrogjenit në trup, një hormon që mund të ndikojë negativisht tek ata që tashmë kanë mos balancë të hormoneve në trup.

Boronicat

Frutat si boronica, dredhëzat, mjedrat përmbajnë sasi të mëdha të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë negativisht në dëshirën seksuale. Uji në shishe Ka shumë arsye pse duhet të shmanget ujin në shishe, pasi substancat e gjetura në shishet plastike janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore. Substancat e dëmshme kimike bisfenol A, e njohur si BPA, mund të çojë në mosfunksionim seksual, uljen e numrit të spermatozoideve te meshkujt dhe qelizat vezore te femra.