subscribe
Disa rregulla për natën e parë me atë

Sex

Disa rregulla për natën e parë me atë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Spontaniteti është shumë i nevojshëm, por disa gjëra duhen menduar më parë. Si për shembull kur përgatitemi për natën e parë në një marrëdhënie të saponisur.

Ja rregullat dhe këshillat kryesore.

Prezervativët

Mos harroni: prezervativi është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga SST. Nëse ai nuk mendon, bëje ti…Mundohu që të kesh gjithmonë me vete. Partneri duhet të përdorë një në çdo akt. Mos ki turp t’ia rikujtosh.

Depilimi

Meshkujt na pëlqejnë natyrale, por këtu nuk kanë parasysh sqetullat dhe këmbët e padepiluara. E njëjta gjë vlen edhe për zonën intime, mund të depilohet shumë apo pak, por gjithmonë duhet të jetë e depiluar. Por duhet mbajtur parasysh diçka: natën e parë duhet shmangur versioni i depilimit të plotë. Partneri mund të ndihet i destabilizuar.

Nëse kalon natën tek ai

Merr me vete një set bukurie. Qumësht detergjent për të shmangur efektin “panda” në zgjim dhe njollat e grimit në jastëk. Furçë dhëmbësh për t’u ndjerë më mirë me veten. Deodorant. Një parfum. Ndonjë pecetë higjienike. Një numër taksie dhe ca para. Sikur mbrëmja të mos shkojë si e ke menduar dhe ti nuk ke makinë, nuk është shumë e përshtatshme t’i kërkosh të të shoqërojë.

Nëse ai vjen tek ti

Furçë dhëmbësh rezervë. Mbaj gjithmonë një të pahapur. Ai do jetë shumë I kënaqur nëse ka mundësi të lajë dhëmbët. Do jetë më mirë edhe për ty.

Çarçafët dhe atmosfera

Të pastër dhe të parfumuar, dritë e dobët, qirinj dhe një shishe ujë pranë shtratit, sepse sporti të dehidraton…çdo detaj ka rëndësi!

Shtëpia në rregull

Mos lër rroba të palara në dhomë, as mbeturina në kuzhinë dhe sigurohu që tualeti të jetë i pastër. Është shumë mirë nëse ka diçka për të ngrënë në mëngjes ose që gjatë natës.

Të brendshmet

Nuk është nevoja të veshësh recipeta kinematografike. Është më mirë të brendshme “ të përmbajtura” elegante që atë të mos e zërë frika!

“Jo” Edhe këtë mund ta thuash

Ke ndezur dëshirën e tij, edhe të tuat, por në çastin final, nuk je më e sigurt që do…Mos e detyro veten. Ke të drejtë të thuash mjaft. Nuk është kurrë vonë.

Shpesh hera e parë është zhgënjyese

Nuk ke pse e bën dramatike nëse alkimia nuk është ideale. Koreografia perfekte trup më trup ka nevojë për ca prova. Dhe vazhdimi mund të jetë shumë i mirë. E kotë të shkurajohesh që në fillim.

Për mos t’u harruar

Shpesh harrohet që në një marrëdhënie jeni dy. Dhe nëse ti ke frikë nga gjykimi i tjetrit, edhe ai ka saktësisht të njëjtat frikëra. Gjithmonë ka ekzistuar një presion shumë i madh mbi meshkujt për aftësitë e tyre në dhomën e gjumit.

Të dish çfarë po bën

Mos u iluziono që ke gjetur gjysmën që të mungon pasi ke kaluar një natë me të. Gjërat shkojnë kështu vetëm në përralla…apo në përralla seksi është i ndaluar? Nëse ai nuk të telefonon ditën tjetër mos u ndje një viktimë. Jeni të dy të përgjegjshëm njëlloj për natën e kaluar. Nëse ke dëshirë mund ta telefonosh ti! Mos prit të bëjë çdo gjë ai. Mashkulli dhe femra në këtë lojë janë në të njëjtat pozicione.