subscribe
Pesë gabimet që bëjnë femrat në raportin seksual me partnerin

Sex

Pesë gabimet që bëjnë femrat në raportin seksual me partnerin

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

Ka femra që janë të shkëlqyeshme në shtrat,  mbretëresha të seksit,  gra që në mëngë kanë një mori trikash vrasëse të vardisjes, por ka edhe femra që jo vetëm nuk e shijojnë aktin, por kompleksohen edhe në raport me veten. Më poshtë do të gjeni të evidentuara pesë gabimet që femrat bëjnë zakonisht, çka nuk i lejojnë të ndihem komode në marrëdhënien seksuale me partnerin.

1.Ju mungon iniciativa

Shpesh herë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vet iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri-tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.

2.Ju shqetëson pamja juaj fizike

Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten  në plan të dytë.

3.Ju mendoni se seksi për partnerin është me i rëndësishëm se vet marrëdhëniet tuaja

Nëse ju jeni në një marrëdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlerëson marrëdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.

4.Ju mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks

Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë seksi.

5.Nuk nuk flisni me partnerin për seksin

Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja.