subscribe
Aktorët e famshëm turq skena të nxehta në serial, publiku kundër tyre

Sex

Aktorët e famshëm turq skena të nxehta në serial, publiku kundër tyre

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:49

Seriali i parë turknë “Netflix”, i cili ka si personazhe kryesorë dy aktorët e famshëm Cagatay Ulusoy dhe Ayca Aycin Turan, e ka habitur të gjithë audiencën.

Dy aktorët u shfaqën pothuajse pa rroba në skena të nxehta. Fillimisht seriali pati një audiencë të lartë, por më pas ajo ra pikërisht nga këto skena që zakonisht në filmat turk nuk shihen.

Por pavarësisht kësaj, skenat e nxehta mes aktorëve kanë bërë menjëherë xhiron në rrjet ku kanë marrë komente të shumta.

“U munduam të ishim sa më real në atë që ndodh vërtet në jetë”, ka thënë aktori i cili ka shtuar gjithashtu se në fund të fundit, ata janë të dy aktorë profesionistë.

Publiku është shprehur se nuk është e drejtë që të jepen seritë e tjera të pa censuruara në një televizion normal.

Ndërkohë mediat turke shkruajnë se për këtë rol, Cagatay është paguar me rreth 65 mijë lira turke ndërsa Ayca rreth 40 mijë.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus