subscribe
Si derdhet femra

Sex

Si derdhet femra

ZHAKLIN LEKATARI Nga ZHAKLIN LEKATARI Më 15 nëntor 2018 Në ora: 06:47
Çështje squirting apo ç’është squirting ? Si derdhet femra.

Ne gratë flasim për seksin, shpesh. Nuk e di a flasim më shumë se burrat dhe nuk dua të bëj një sondazh rreth kësaj, për momentin. Gjithsesi më pak apo më shumë, për aq sa flasim me siguri i japim më shumë rëndësi detajeve.  Nga ana tjetër më duket sikur bisedat e burrave ndalen deri te: “ sa të madh e kishte gjoksin lale, ose byçët, sa mirë performonte seksin oral” e kshu me rradhë. Por, në të gjitha këto biseda seksuale, ka ende disa tematika apo çështje që janë tabu dhe midis shoqeve të ngushta apo mikeshave të fëmijërisë. Më shumë se sa autostimulimi, më shumë se sa qimet që rriten nën lëkurë dhe më shumë se sa vetë pika G. Zonja dhe zotërinj ju prezantojmë ejakulimin femëror ose squirting. Por, kohët po ndryshojnë, TABU do të thyejë tabu, kështu që ky post do të jetë një përgjigje për të gjitha ato pyetje qe nuk keni guxuar të bëni.  Të qartësojmë situatën, por me rradhë.

Ekziston squirting ?

Po, patjetër. Ndonëse nuk ka një datë të sigurt historike se kur mbahet mend squirting i parë, fenomeni është prezent gjatë akteve të ndryshme seksuale.

Është ujë i hollë, urinë ?

1. Ky lëng nuk ka as ngjyrën e as erën e urinës. Mund të ketë gjurmë, por është si të vendosësh dy pika Chanel në një gotë më ujë.

Po atëherë çfarë është ?

Është një lloj lëngu prostate. Do të thoni ju: po prostata nuk ndodhet te meshkujt ? Po, ata e kanë,  por ne gratë këmi disa gjëndra nga të cilat del një leng i ngjashëm, të cilat ndodhen në anët e uretrës .  Këto gjëndra, që quhen gjëndrat e Skene, prodhojnë një lëng, i cili shërben për të lubrifikuar hapjen e uretrës ( kanal i cili niset nga fshikëza dhe përfundon jashtë trupit duke mundësuar daljen e urinës). Ka dhe një tjetër gjëndër e cila quhet Bartolini, e cila gjithashtu prodhon një lëng që ndihmon lubrifikimin gjatë aktit seksual.

Image

Mund ta përjetojnë të gjitha gratë ?

Jo. Ejakulimi apo derdhja femërore varet nga këto gjëndra, dhe si çdo pjesë tjetër e trupit ato janë të ndryshme, pra ndryshojnë nga gruaja në grua, dhe në disa subjekte janë atrophike dhe kjo është arsyeja se pse disa gra përjetojnë squirting dhe disa të tjera jo.

Mund të mësojmë të përjetojmë squirting ?

Sipas ekspertëve mund të mësojmë të squirtojmë. Nëse llogjika bazike thotë që jëmi të ngjashëm nga ana biologjike ose anatomike, atehërë krijimi i Ujëvarës mund të jetë rezultat i një stërvitje kostante dhe angazhimi solid.

Po burrave ju pëlqen ?

Varet. Si çdo shprehje kënaqësie ka shumë rëndësi gusto personale e cila mund të shprehet me reaksione nga më të ndryshmet.  Është e pamundur të ndërtosh një profil standart në krevat ose në seks. Megjithatë duke parë që është një praktikë që varet nga katër duar, dy trupa, dy mendje, një grua është më e relaksuar dhe e qetë për të braktisur veten dhe trupin e saj ndaj një partneri që vlerëson feminilitetin  në të gjithë spektrin e tij.

Nëse një grua mund të bëjë një herë mund ta bëjë gjithmonë ?

Normalisht që jo sepse gratë nuk janë një juke box organic, nga i cili dalin lëngje nëse vendos monedhën. Ashtu sikurse cdo shfaqje e epshit, si çdo praktikë erotike, kemi një pjesë praktike dhe një pjesë mendore, kështu që duhet pak atmosferë për të çuar rezultatin e duhur në shtëpi . Nuk jeni duke performuar në cirk.

Pra është si në filma porno ?

Patjetër që po, në të njëjtën mënyrë se si trupat, kohëzgjatja, madhësitë janë nëpër filma porno. Pra gati fare!!!!  Le ti lëmë menjanë profesionistet dhe flasim për gratë normale, për amatoret, për diletantet  aty në shkretëtirë. Nuk e di sa herë e kam thënë që porno nuk është e vërteta. MOS TA HARROJMË.

Nëse një grua përjeton squirting, ndjen më shumë kënaqësi ?

E kush mund ta thotë? Nuk kemi orgazëm-matës.  Çdo grua e jeton seksin në mënyra të ndryshme, ndoshta ato që arrijnë këtë gjë, eksperimentojnë një formë të ndryshme kënaqësie, jo vetëm fizike por dhe mendore. Një ndjesi pushteti dhe lirie që vështirë të arrish me praktika të tjera, por siç e thashë më lartë nuk ka një të vërtetë universale apo një standart. E rëndësishme është të kuptojmë që nuk duhet të shndërrohesh në një gejzer për të shijuar aktin.

Arrijmë në squirting nëse stimulojme pikën G ?

Varet. Disa gra arrijnë këtë lloj kënaqësie falë stimulimit të pikës G që zakonisht arrihet në dy mënyra: o falë një burri shumë të shkathët që di të përdorë shumë mirë gishtat, ose falë një dildo i menduar pikërisht për stimulimin e kësaj zone. Megjithatë gra të tjera mund të arrijnë squirting dhe me stimulimin e klitorisit. Varet nga prirjet personale të trupit, nga seksualiteti ynë dhe nga manyra se si e përqafojmë apo përjetojmë atë.

Kemi arritu në fund të trajtimit të çështjes squirting. Duke shpresuar që kam sjellë pak dritë mbi këtë temë, po e mbyll këtë post duke ju thënë që pjesa më e madhe e aktiviteteve që përfshijnë jetën seksuale duhen përjetuar me qetësi, pa sëmundshmëri, pa turp dhe me dozën e duhur të kuriozitetit dhe gëzimit për të zbuluar ndjenjat që trupi ynë mund të ofrojë.

Komentet
comments powered by Disqus