subscribe
Kur përzihet shkenca: Këshillohet seks për herë të dytë pas tri orësh

Sex

Kur përzihet shkenca: Këshillohet seks për herë të dytë pas tri orësh

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Shkencëtarët kanë gjetur se spermatozoidi që një njeri hedh nga tre orë pas ejakulimit të mëparshme noton më shpejt dhe ka më shumë shanse për të fekonduar vezën.

Kjo është një arsye e qartë për çiftet që përpiqen të kenë fëmijë që të bëjnë marrëdhënie seksuale dy herë gjatë mbrëmjes ose në ndonjë pjesë të ditës.

Sperma e mashkullit, tri  orë nga ejakulimi i mëparshme, mund të rrisë suksesin e konceptimit me 30 për qind. Ky zbulim nga shkencëtarët kinezë është në kundërshtim me mitin që një burrë ka nevojë për 24 deri në 36 orë për të rimarrë një sasi optimale spermatozoide, raporton Daily Mail.

Në dy raste, ata mblodhën mostrat e 250 burrave - disa orë dhe disa ditë pas ejakulimit, dhe krahasuan numrin e spermatozoideve dhe shpejtësinë e lëvizjes së tyre.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga doktor Da Li në spitalin Shengjing zbuloi se spermatozoidet e krijuara pak orë pas ejakulimit të parë, kanë më shumë proteina që përshpejtojnë lëvizjen dhe lehtësojnë lidhjen me qelizën e vezës.

Hulumtimi u botua në revistën Molecular & Cellular Proteomics.

Sperma është jetike në riprodhimin njerëzor dhe një nga faktorët e rëndësishëm që prekin konceptimin është lëvizja e spermatozoideve. Në mënyrë që të lëvizë më shpejt dhe më mirë, ato në mënyrë evolutive krijojnë një bisht të quajtur flagelum, i cili ka një rol kritik në aftësinë e spermatozoideve për të lëvizur dhe përfundimisht të lidhen me qelizën e vezës.