subscribe
Çiftet që i bëjnë këto gjëra në shtrat, rrinë gjithnjë bashkë

Sex

Çiftet që i bëjnë këto gjëra në shtrat, rrinë gjithnjë bashkë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Të mbash një lidhje të qëndrueshme dhe të shënetshmë është sigurisht një sfidë e madhe.

Ama ka disa gjëra që duhet t'i bëni për të mirën e lidhjes suaj dhe nuk sjellin asgjë vecse dashuri për njëri-tjetrin.

Këto këshilla jën për kohën kur cifti shtrihet në shtrat dhe ka përballë vetëm njëri-tjetrin.

1-Kalojini telefonat tuaj në opsionin pa zile dhe mbajini larg

Varësia e mediave sociale pengon lirimin e oksitocinës në trupin tuaj. Ky hormon është përgjegjës për intimitetin emocional dhe lidhjen.

2-Harrojeni punën

Mundohuni ta harroni punën dhe mos e kontrolloni telefonin për njoftime të punës kur jeni në shtrat. Është shumë më mirë ta kaloni atë kohë së bashku dhe të keni pak pushim, që të nesërmen të jeni produktiv në punë.


3-Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë me partnerin tuaj

Shumë çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe e kanë zakon të shkojnë në shtrat në kohë të ndryshme.

Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtur i lajnë dhëmbët së bashku dhe shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Kjo i ndihmon ata që të ruajnë ngrohtësinë dhe intimitetin e marrëdhënies së tyre.

4-Kini një bisedë zemre

Kushtojini vëmendje ndjenjave të njëri-tjetrit. Ju nuk keni nevojë të jepni këshilla ose të gjeni zgjidhje të menjëhershme për problemet. Ndonjëherë thjesht duam të flasim dhe të ndiejmë kujdesin dhe mbështetjen e të dashurve tanë.

5-Mos u grindni ose bëni debate në shtrat

Curt Smith na kujton që të përpiqemi të mos përfshihemi në argumente e debate të forta para se të shkojmë në gjumë.

Lufta në shtrat kurrë nuk ndihmon për të zgjidhur një problem. Mbi të gjitha, është më e vështirë për të dy që të bini në gjumë, dhe ju do të ndiheni të zymtë e të mërzitur të nesërmen.

6-Bëjini njëri-tjetrit një masazh

Specialistët konfirmojnë se një masazh i lehtë dhe relaksues para se të shkoni në shtrat përmirëson cilësinë e gjumit tuaj, zvogëlon ankthin dhe i afron çiftet më shumë.

7-Mos i harroni përqafimet dhe puthjet

Mos harroni të puthni partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë, si dhe përqafoheni për disa minuta, kur ju jeni tashmë në shtrat. 

Komentet
comments powered by Disqus