subscribe
Sa gjatë duhet të pritni para se të bëni seks?

Sex

Sa gjatë duhet të pritni para se të bëni seks?

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:06
Ilustrim

Çfarë thotë shkenca: kur është koha më e mirë për të filluar të keni më shumë intimitet në lidhje?

Përgjigja është e komplikuar dhe dallon nga çifti në çift.

Një nga arsyet se përse është vështirë të gjendet përgjigja për këtë pyetje është se nuk janë kryer shumë hulumtime rreth kësaj çështje.

Çfarë dimë për përkushtimin në lidhje dhe seksin?

Studimet e mëhershme kanë treguar se lidhja emocionale – p.sh. nëse i thoni njëri-tjetrit “të dua” para se të bëni seks – mund të ketë ndikim pozitiv në lidhje.

Në bazë të këtij hulumtimi dhe disa tjerëve, ekspertët thonë se më së miri është të prisni derisa të ndiheni komod me njëri-tjetrin për të bërë seks.

Megjithatë, edhe për këtë ekspertët janë të ndarë.

Opsioni 1: Pritni disa javë

Sipas një eksperti, mjafton t’i shpenzoni 36 orë së bashku për të qenë të gatshëm të bëni seks. Këto orë nuk është nevoja të jenë të njëpasnjëshme, por mund të jetë një darkë plus një pasdite e shpenzuar së bashku, e kështu me radhë derisa t’i mbushni 36 orë.

Për shumicën e njerëzve, kjo merr disa javë kohë.

Nëse çifti pret më gjatë se kaq për të bërë seks, siç thotë ai, dëshira e fortë për të bërë seks mund të shuhet.

Opsioni 2: Pritni disa muaj

Bazuar në disa zbulime tjera, ekspertët tjerë thonë se duhet të pritni të paktën tre muaj për të bërë seks – ose atëherë kur është e qartë se faza e muajit të mjaltit ka përfunduar.

Periudha e muajit të mjaltit i referohet muajve të parë të një lidhje të re ku ndjenjat e joshjes janë intensive dhe duket se secili person është i pagabueshëm.

Opsioni 3: Pritni derisa të martoheni

Besimet religjioze disa njerëzve mund t’ua përcaktojnë kohën kur bëjnë seks – pra duhet të presin deri në martesë.

Ndonëse këtë e aplikojnë ende shumë njerëz, nuk ka ndonjë bazë shken