subscribe
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar çmenduri në internet

Sex

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar çmenduri në internet

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:11
Ilustrim

Të menduarit për seksin dhe për gjëra të tjera të cilat në të vërtet na i eksitojnë dhe na i stimulojnë po ato pjesë të trurit të cilat stimulojnë vetëkënaqjen, përkatësisht stimulimi i gjenitaleve, thotë ai.

Dr. Barry Komisaruk, profesor i psikologjisë në Universitetin Rutgers dhe autor i librit “Shkenca mbi orgazmën”, ka publikuar rezultatet e studimit të cilat i kanë studiuar femrat që thonë se mund të arrijnë orgazëm ekskluzivisht duke menduar për të, pa kurrfarë stimulimesh plotësuese fizike!

Me rastin e hulumtimit, të anketuarave u janë matur shtypja e gjakut, të rrahurat e zemrës, zgjerimi i bebëzës së syrit dhe ndjeshmëria ndaj dhembjes (duke pasur parasysh që gjatë kohës së seksit femrave u është më i lartë niveli i dhembjes).

Të gjithë parametrat janë matur si me rastin e arritjes së orgazmës me vetëkënaqje gjenitale, po ashtu edhe me rastin e gjoja arritjes së orgazmës duke menduar për të.

Duke i krahasuar rezultatet e arritura, dr. Komisaruk ka arritur konkluzionin që femrat vërtet mund të arrijnë orgazëm vetëm duke menduar për të.

“Të menduarit për seksin dhe për gjërat e tjera të cilat në të vërtetë eksitojnë dhe stimulojnë po ato pjesë të trurit të cilat stimulojnë edhe vetëkënaqjen, përkatësisht stimulimi i gjenitaleve”, thotë Dr. Komisaruk.

Si ky hulumtim, po ashtu edhe shumë hulumtime të tjera para këtij kanë konstatuar se mendimet vërtet janë të fuqishme dhe kanë ndikim jashtëzakonisht të fuqishëm në aktivitetin e trurit dhe vërtet është e mundshme që të përjetohen gjëra të caktuara të nxitura ekskluzivisht me mendime.