subscribe
Kuksiani: Shoku ma shiti kushërirën për një teke…, e pastaj kerkojne virgjëresha!

Rrefime

Kuksiani: Shoku ma shiti kushërirën për një teke…, e pastaj kerkojne virgjëresha!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 22:56
ilustrim

Një djalë ka rrëfyer një histori tronditëse se si një person mund të arrijë të shesë “gjakun” e tij. Djali thotë se shoku i tij ka lejuar që ai të shkojë me kushërirën e tij në këmbim të…Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Mos të ju dëgjoj më që thoni që djemtë shqiptarë kanë seder. Ore pyll pa derra nuk ka. Kudo në botë ka njerëz me besë e pa besë, se po më çudisni me këto histori që po lexoj.

Jam një djalë nga Kukësi dhe jetoj në Londër prej dekadash.

Vallai këtu kam njohur çdo lloj rrace dhe soji robsh. Kam dhe shoqëri me shqiptarë, disa janë djem tamam me sedër. E të tjerë janë më kurva se spanjollët.

Ja rasti më i fundit ishte me nëj djalë nga veriu i vendit tonë. Vallai bën be e rrëfe që e do të virgjër nusen, por shet kushërirat për një teke hashash.

Ishim një natë po pinim në klub nate dhe ishim djem e vajza. Ky ishte me kushërirën që ja kishin lënë në patronazh.

Mua më pëlqente ajo, piu dhe pastaj më thotë vetë shoku: Shko po deshe veç më jep një teke.

Kuptoni tani? Kështu që mos bëni kështu si të ndershmit e botës se pyll pa derra s’ka”, shkruan ai. /ShkodraNews

Komentet
comments powered by Disqus