subscribe
Rrëfehet 27 vjeçari: Ish e dashura e shokut më çmend me seks, por kam frikë që...

Rrefime

Rrëfehet 27 vjeçari: Ish e dashura e shokut më çmend me seks, por kam frikë që...

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Një djalë 27 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me ish të dashurën e shokut të ngushtë, por ajo del me të vetëm për të marrë informata për ish të dashurin e saj, përcjell Bota sot.

Djali thotë se nuk e di çfarë të bëjë dhe se ndihet i përdorur.

Më poshtë rrëfimi i tij i plotë:

Kam bërë seks me ish të dashurën e shokut tim të ngushtë.

Por tani po e marr shpatullën e ftohtë nga ajo dhe nuk e kuptoj pse.

Unë jam 27 ndërsa ajo është 28 vjet. Ajo ka qenë në lidhje me shokun tim për një vit.

Ajo është një vajzë e bukur dhe e kam fantazuar, por shoku im e zuri i pari. Ata kalonin aq mirë, sa që unë mendova se ata do të jenë partnerë për jetë.

Ai e braktisi atë në prag të Krishtlindjeve. Ishte jashtë parashikimit dhe unë e dija se ajo është e mërzitur.

E thirra atë dhe e pyeta nëse ishte në rregull. Ajo ishte e dëshpëruar dhe dolëm për një pije. Ajo dukej tejet e bukur atë natë por piu shumë dhe shpejt.

Ajo kishte vetëm një gjë në mendjen e saj dhe ishte shoku im. Ajo më pyeti se çfarë po bënte ai dhe çfarë kishte thënë.

Në fund unë e mora atë në shtëpi. Ajo qante në krahët e mi dhe më pas bëmë seks.

Mendova se ishte vetëm kaq por ajo donte të më shihte sërish. Mbrëmjen tjetër ndodhi sërish e njëjta gjë.

Ajo më pyeste pse e ka lënë ai dhe nëse do ta shihte sërish.

I thashë se do të flisja me shokun tim dhe ta pyesja nëse kishte ndonjë mundësi që ata të ktheheshin bashkë dhe ajo dukej shumë falënderuese.

Dhe më pas, sikur mbrëmjen e kaluar, ne sërish bëmë seks në shtratin e saj. Dukej sikur ajo e kishte harruar atë.

Ne takoheshim dhe ajo më nuk e përmendte shokun tim. Seksi ishte çdoherë e më i mirë.

Tani ajo është larguar dhe është tejet problem që ne të takohemi sërish.

Herën e fundit që jemi takuar, ajo më tha që ka kuptuar se ish i dashuri i saj është me dikë tjetër.

Ajo donte ta dinte nëse unë isha në dijeni dhe nëse ishte e vërtetë.

I tregova se ai kishte gjetur një të dashur të re dhe se dukej në rregull me të.

Tani ajo më ka telefonuar dhe më ka thënë se e ka kuptuar se ai është sërish i lirë.

Kam filluar të mendoj se më thërret vetëm për të marrë informata për ish të dashurin e saj.

Përgjigja e psikologes:

Kam frikë se tingëllon shumë ashtu siç thua ti.

Ajo dëshiron që të jetë sërish me ish të dashurin dhe duke të parë ty, ndihet ende e lidhur me atë.

Ti ndoshta po e ndjen se po të përdor por unë të them se kjo ka qenë e ditur që nga fillimi.

Ti e ke ditur se ajo ka qenë shumë keq dhe të ka thirrur e dëshpëruar. Gjeje dikë që është e lumtur dhe të do vetëm ty./BS/