subscribe
Rrëfehet gruaja: U shokova nga ajo çfarë zbulova pas një vit martese

Rrefime

Rrëfehet gruaja: U shokova nga ajo çfarë zbulova pas një vit martese

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një grua 25-vjeçare ka rrëfyer për The Sun”, historinë me burrin e saj të dhunshëm. Ajo ka thënë se pas shumë kohës ka kuptuar që babai i vajzës së saj nuk është burri, por i dashuri i saj.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Javën e fundit, burri im më sulmoi. Ai më kapi dhe më goditi kokën në mur, ndërkohë që isha duke mbajtur vajzën time një vjeçare. Ai do të dalë para gjyqit për dy javë.

Unë jam 25-vjeçare, ndërsa ai është 28-vjeçar. Unë e desha atë aq shumë, por ne u ndamë disa herë, siç ndodhi edhe dy vjet më parë kur ai më goditi aq shumë, sa që unë pashë yje.

Një ish i dashur i imi, më pa plagën dhe përfundova duke qëndruar tri javë në shtëpinë e tij. Burri im vazhdoi të më thërriste dhe të qante dhe kështu unë vendosa të kthehesha sërish tek ai.

Kam kuptuar javën e kaluar se i dashuri im i mëparshëm është në të vërtetë babai i vajzës sime. Papritur e pashë ngjashmërinë dhe bëra një test. Jam shumë e kënaqur që ai është babai.

E dua jashtë jetës sime burrin tim të dhunshëm, por emri i tij është në certifikatën e lindjes së vajzës sime dhe unë jam e frikësuar t'ia them atij të vërtetën. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Ju duhet të kërkoni një urdhër kufizues. Kontaktoni Ndihmën e Gruas për këshilla (womensaid.org.uk)

Kontaktoni “Opsionet e Mirëmbajtjes së Fëmijëve” të cilët mund t'ju japin detaje mbi ofruesit e njohur të testimit të ADN-së.

Pasi të provohet atësia, emri i babait mund t'i shtohet certifikatës së lindjes.