subscribe
Rrëfehet 22 vjeçarja: Kolegu i punës më çmendi me seks, pasi i dashuri im nuk më...

Rrefime

Rrëfehet 22 vjeçarja: Kolegu i punës më çmendi me seks, pasi i dashuri im nuk më...

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 01:22

Një vajzë 22 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurin e saj pas 3 vitesh lidhje, me një koleg nga puna, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se i dashuri nuk i kushton asaj vëmendje, duke vënë primare çdo gjë tjetër pos saj, por që ajo nuk do ta humb atë.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Kam pasur një aferë të çmendur me një djalë nga puna. Seksi ishte i mrekullueshëm por unë nuk dua ta humb të dashurin tim.

Jam me partnerin prej 3 vitesh por duket se lidhja jonë nuk po shkon askund.

Ai është 24 vjet dhe jeton me vëllain e tij më të vjetër, i cili është i martuar. Unë jam 22 vjet dhe jetoj me prindërit e mi.

Unë kam shpresuar se tani do të mendonim për fejesë apo të jetonim së bashku.

Problemi është se ai e vendos çdokënd dhe çdo gjë para meje.

Prioritetet e tij janë puna, jeta sociale dhe futbolli.

Ai më premton se do të më japë më shumë vëmendje por kjo ndodh vetëm kur përfundojnë gjërat e tij.

Kam provuar t’ia shpjegoj por asgjë nuk ndryshon. Po më bën keq pasi unë e dua shumë atë.

E fillova punën time të ëndrrave në muajin shkurt dhe njoftova miq të rinj.

Një djalë ishte shumë i ëmbël dhe i vëmendshëm. Ai ndau kohë që të më ndihmonte me detajet në punën time të re dhe unë isha shumë falënderuese.

Ai është 27 vjet dhe u bë shumë i afërt me mua. Një nga kolegët po e linte punën dhe na ftoi të gjithë kolegëve për pije pas punës.

Unë ula afër djalit që më ndihmonte dhe biseduam për gjithçka.

Ne u larguam nga klubi më herët dhe ai më ftoi për një pije në banesën e tij.

E dija se ai më fantazonte dhe ishte mrekulli të ndihej e dëshiruar.

Ne pimë disa gota dhe më pas ai bëri një lëvizje. Unë iu përgjigja dhe ne bëmë seks.

Ishte i çmendur. Unë e dua të dashurin tim dhe vetëm dua që ai të kujdeset për mua siç bënte në fillim kur ne filluam të dilnim. Unë dua që ai të më jap më shumë vëmendje.

Mendimi që ta humbas atë është i tmerrshëm por unë dua që të ndihem atraktive dhe seksi, në mënyrën se si më bën të ndihem djali tjetër.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke provuar që ta bësh të dashurin tënd të ketë më shumë vëmendje ndaj teje por duket se ti vetëm je pajtuar pasi ai nuk e ka bërë atë.

Nuk është befasi që vëmendja nga kolegu i punës të ka bërë të kuptosh atë që po të mungon.

Ti e do të dashurin tënd, andaj jepi atij shans që t’i tund idetë e tij.

Tregoj atij se lidhja juaj nuk po shkon askund pasi ai gjithmonë i vënë prioritetet e tij para teje dhe se ti ke nevojë të ndjesh se ai të do dhe të dëshiron.

Bëhu specifike në atë që do. Sugjeroji që çdo fundjavë të dilni në takim bashkë dhe të qëndroni në mbrëmje bashkë.

Më pas jepi kohë një muaj që ta realizojë premtimin e tij. Nëse ai nuk e bën, është më mirë që ta pranosh se lidhja ka mbaruar dhe se mund të jetë dikush tjetër më i mirë për ty se ai./BS/