subscribe
Shokon 28 vjeçari: Bëra seks me gruan e vëllait, por e kuptova që ajo bënte edhe me babain tim...

Rrefime

Shokon 28 vjeçari: Bëra seks me gruan e vëllait, por e kuptova që ajo bënte edhe me babain tim...

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 01:21

Një djalë 28 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në aferë me kunatën, por ka kuptuar edhe ajo ka qenë edhe me babain tim në aferë, përcjell Bota sot.

Djali thotë se kur e ka kuptuar se ajo është në lidhje edhe me babain e tij, nuk është takuar më me gruan e vëllait dhe tani nuk e di çka të bëjë.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Kam bërë seks me gruan e vëllait tim, kur ajo po ndihej keq dhe gjeti ngushëllim në mua.

Ne filluam një aferë dhe më pas unë kuptova se ajo po dilte edhe me babain tim.

Unë jam 28 vjet dhe beqar. Ne ishim e gjithë familja në ditëlindjen e 70-të të gjyshes.

Ishte një natë e mirë dhe unë dola jashtë për të ndezur një cigare. Gruaja e vëllait veproi njësoj sikur unë.

Ajo është 32 vjet, 1 vit më e re se vëllai im. Ne folëm dhe pimë cigaret bashkë dhe ajo më tregoi se sa e palumtur ishte.

Ajo më tha se ajo dhe vëllai im kanë jetuar më shumë bashkë se ndaras prej dy vitesh.

Ai më shumë rrinte në klub se në shtëpi, duke e lënë kështu atë të vetme në shtrat. Më pas ajo filloi të qante. I sugjerova ta dërgojë në shtëpi. Vëllai im po shijonte një natë të mirë, duke pirë.

Kur ne shkuam në shtëpinë e saj, i thashë një të prekur dhe ajo u kthye në seks të mrekullueshëm.

Që nga atëherë ne shihemi rregullisht.

Natyrisht që vëllai im nuk e ka ditur kurrë për këtë. Unë dhe ai nuk kemi shkuar mirë.

Që kur kemi qenë të vegjël ai ka qëndruar më shumë tek gjyshërit, pasi prindërit udhëtonin shumë, ndërsa unë kam preferuar të rri me hallën, xhaxhain dhe kushërinjtë.

Ata kanë qenë për mua si vëllezër dhe motra më shumë se vëllai im gjatë fëmijërisë.

Më pas unë i tregova babait tim se kam aferë me një grua të martuar, duke mos i treguar se kush është.

E pyeta atë për këshilla dhe ai më tregoi se edhe ai kishte aferë me një femër të martuar. E pyeta nëse e njihja dhe u shokova kur ai më tha se ishte kunata ime.

U largova sa më shpejt që munda. Nuk e kam parë apo kam biseduar me të që nga atëherë.

I kam injoruar mesazhet e saj. Jam larguar shumë nga babai im, vëllai dhe kunata ime.

Mendoj se të gjithë janë duke pyetur pse.

Nuk e di nëse duhet t’i tregoj vëllait tim për atë që po ndodh apo vetëm duhet të hesht.

Përgjigja e psikologes:

T’i tregosh atij për atë që di dhe atë që ke qenë mund të jetë gabim.

Ajo mund ta ndajë familjen dhe nuk do të jetë mirë për askënd.

Zgjidhi problemet në jetën tënde dhe lëri të tjerët ta bëjnë atë me jetën e tyre.

Kunata jote nuk është e lumtur. Ajo ka nevojë të vendos se çka të bëjë me martesën e saj dhe si ta zgjidhë atë.

Shmangu nga biseda me babain tënd për aferën tënde. Bisedo me një këshilltar dhe fillo të mendosh për të ardhmen tënde./BS/