subscribe
Rrëfehet 32-vjeçarja: Si përfundova në krahët e kolegut të punës, derisa i dashuri...

Rrefime

Rrëfehet 32-vjeçarja: Si përfundova në krahët e kolegut të punës, derisa i dashuri...

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Një femër 32-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj me një koleg në punë. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga i dashuri, kolegu i punës e kishte ngushëlluar, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

U pajtova për t’ia dhënë një shans të fundit të dashurit tim, por u dashurova me një djalë në punë.

I dashuri im dhe unë u ndamë, për shkak të xhelozisë së tij, pothuajse për asgjë.

Të dashurat e tij e kanë tradhtuar atë në të kaluarën dhe nuk jam e sigurt se ai më do më të vërtetë as mua.

Ai gjithmonë kishte dyshime për mua dhe xhelozia e tij shkatërroi të gjitha gjërat.

Ndarja nga ai më shkaktoi dhimbje, pasi ishim së bashku për katër vjet. Unë jam 32 vjeçare, ndërsa ai është 33 vjeçar.

Ditën tjetër një koleg vuri re se kisha qarë, kështu që unë u hutova me të. Ai është 35 vjeçar, i vetëm dhe i kujdesshëm.

Përfunduam duke u puthur.

Ndihem e lumtur kur jam me të dhe ai dëshiron të jetë me mua.

Pastaj ish i dashuri im më lut për një shans tjetër.

I thashë po, por gabova. Unë nuk dua t’ia thyejë zemrën atij pak para Krishtlindjeve.

Përgjigjja e psikologes:

Krishtlindje apo jo, ju nuk mund të qëndroni me një njeri që nuk ju pëlqen, sepse keni frikë se mos lëndoni ndjenjat e tij.

Ju të gjithë do të përfundoni duke u dëmtuar edhe më shumë.