subscribe
Rrëfehet 27 vjeçarja: E tradhtova të fejuarin me një djalë që po më çmend, pasi...

Rrefime

Rrëfehet 27 vjeçarja: E tradhtova të fejuarin me një djalë që po më çmend, pasi...

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Një vajzë 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të fejuarin pas tre vjetësh, pasi a e kishte lënë pas dore pas abortit që ajo kishte pasur.

Vajza thotë se e di që është gabim tradhtia por nuk ndihet fajtore pasi seksi me të dashurin e ri është i mahnitshëm, edhe pse ai ka të dashur.

Rrëfimi i plotë i saj:

Seksi me të dashurin është shumë eksitues, madje unë nuk ndihem fajtore që e kam tradhtuar të fejuarin tim.

Unë nuk kam tradhtuar kurrë më parë, por kjo duket ndryshe. Me të fejuarin jemi bashkë prej 3 vitesh por gjithçka dukej ndryshe kur unë abortova vitin e kaluar dhe ai dukej se nuk brengosej.

Të shikosh prapa, unë dhe ai kemi qenë të distancuar një kohë para kësaj. Ai është 28 vjet ndërsa unë 27 dhe jemi njohur që nga shkolla. Ne të dy punojmë me orar të plotë por unë i bëj të gjitha punët në shtëpi.

Unë gatuaj dhe pastroj dhe kur i kërkoj ndihmë ai gjen arsye.

E njoha të dashurin tim të ri kur po fillova të ngasja makinën. Ai më tha nëse kisha nevojë për ndihmë dhe më tha se dukesha e stresuar.

Ai më ndihmoi që ta nisja veturën dhe më pas më dha numrin e më tha se mund ta telefonoja kur të doja për të biseduar.

Disa net më herët ishte ditëlindja ime. I fejuari im nuk më dha as një kartolinë atë mëngjes, por mendova se do të më bënte surprizë në mbrëmje.

Ai e bëri por jo siç e prita. Ai më tha se po dilte me shokët e tij për tu argëtuar.

Kur bëra një bujë, ai tha se kishte harruar se ishte ditëlindja ime dhe ai do të festonim atë në fundjavë. U mërzita aq shumë pasi ai kishte shkuar, andaj e thirra djalin që më ndihmoi në parkun e makinave.

Dolëm për të pirë dhe tërheqja ishte e mahnitshme. Më pas ne shkuam në apartamentin e tij kur bëmë seks, që ishte më i miri në jetën time.

Ai është 31 vjet dhe në lidhje. Tani shihemi aq shpesh sa mundemi dhe seksi sa shkon e bëhet më i mirë. E di që është gabim por nuk ndihem keq për këtë.

Ndihem e dashur dhe e vlerësuar kur jam me të dhe nuk mund t’i rezistoj.

Përgjigja e psikologes:

Lidhja juaj ka qenë në probleme dhe me abortin tënd ato janë rritur, por me tradhti nuk mund të zgjidhësh asgjë.

Seksi mund të jetë i mirë por i dashuri yt nuk jep asnjë sinjal se do të ndahet nga e dashura e tij për të qenë me ty.

Ti duhet t’i japësh fund kësaj lidhje. Thuaj të dashurit që do ta zgjidhësh marrëdhënien me të fejuarin dhe ai duhet të bëjë njësoj me të dashurën e tij, andaj nuk do të takoheni derisa të dy të dini çfarë doni.

Më pas vendos se deri ku mund të shkojë lidhja me të fejuarin. Thuaj se je lodhur duke bërë vetëm ti punët e shtëpisë. Dhe mos planifiko një fëmijë tjetër në gjithë këtë ambient që jeni tani.